Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Në shtëpinë e Bertit, 'bashkëpunëtori x' pa punë dhe probleme me alkoolin

Postuar: 17/05/2018 - 20:11

Albert Eqerem Veliu në qytetin e Vlorës njihet me nofkat Berti i Abesë, ose Babale. Por, përveç kësaj ai njihet në vendlindje edhe për problemet ekonomike dhe për dënimet e shpallura nga drejtësia italiane dhe shqiptare.

Ai nuk ka patur asnjëherë një punë të qëndrueshme, pasi prej vitesh rezulton të jetë i papunë. Ka probleme me alkoolin dhe shpesh u kërkon ndihmë të njohurve për shpenzimet e ditës.

Lista e borxheve që ka është e gjatë, tregojnë ata që e njohin. Së fundmi, në janar 2018 Bashkia e Vlorës e ka futur në listat e ndihmës ekonomike.

Albert Veliu jeton bashkë me 2 djemtë e tij në lagjen Topana në një banesë private dykatëshe, tek e cila, pas rrëfimit të tij nuk gjendet askush në shtëpi. Fqinjët nuk pranojnë të flasin për Albertin.

Top Channel e kontaktoi dëshmitarin pak minuta pasi u publikua dëshmia e tij. Ai tha se ndodhej në Tiranë, ndërsa në banesë nuk kishte askënd. Pas kësaj bisede, Albert Veliu nuk u përgjigj më në telefon.

Ai rezulton një person i skeduar nga policia përsa kohë deklarohet se në 16 gusht 2013 është ekstraduar nga Interpol Roma. Pasi është dorëzuar në Shqipëri ai ka vuajtur në burgun e Peqinit për 3 vite.

Shpallja fajtor e Albert Veliut ishte firmosur nga Gjykata e Vlorës për trafik të mjeteve motorike për një vepër të kryer nga 51-vjeçari në vitin 2008.

Albert Veliu e identifikon veten si një të dënuar edhe nga Italia për çështje droge. Për këtë dosje, sipas tij, ka vuajtur 7 vjet e dy muaj, sepse u kap në vitin 2000 me një sasi prej 10 kilogramë kokainë, në Peskara të Italisë.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2018 - 12:14

Izet Haxhia nëpërmjet avokatit të tij, ka kërkuar rihapjen e dosjes “Hajdari” dhe një gjykim tjetër për të. Kjo kërkesë është pranuar nga gjykata dhe është caktuar gjyqtari që do ketë në dorë fatin e kësaj dosje, për tu apeluar apo jo.

Postuar: 21/05/2018 - 11:23

Policia ka arrestuar dy persona për vjedhje të ndryshme në Divjakë.

Postuar: 21/05/2018 - 10:59

Në një kohë kur ish-pjesëtari i Kishës Ortodokse në Fier, Foto Cici denonconte një klerik se ky i fundit kishte abuzuar me një të mitur, rast që u bë publik dhe nga gazetari Alf

Postuar: 21/05/2018 - 10:44

Polica e Tiranës ka vijuar kontrollet në rrugë për të gjitha ata shoferë që janë debitorë për shkeljen e legjislacionit rrugor.

Postuar: 21/05/2018 - 10:03

Mitropoliti i Fierit ka dorëzuar klerik në Kishë një të dëbuar për abuzime seksuale. Lajmin e bën të ditur gazetari Alfons Zeneli.

Postuar: 21/05/2018 - 09:29

Një sherr i madh midis dy grupeve është parandaluar nga Policia italiane, pasi ka ndërhyrë në kohë kur ata po përlesheshin me njëri tjetrin.

Postuar: 21/05/2018 - 09:25

Nuk janë të pakta rastet kur autobusët urbanë shihen duke qarkulluar me shpejtësi në kryeqytet.