Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Aktualitet

Në ‘sitën’ e vettingut, KPK merr vendimin për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Tiranë, ja çfarë u vendos

Në ‘sitën’ e vettingut, KPK merr vendimin për

Merret vendimi për gjyqtarin pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, Genti Shala. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur konfirmimin në detyrë të Shalës.

Trupa gjykuese ishte e përbërë nga  Brunilda Bekteshi, Olsi Komici, Firdes Shuli, të cilët pasi analizuan provat dhe faktet për ligjshmërinë e pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional, vendosën konfirmimin e tij në detyrë.

Shala e ka filluar karrierën e tij si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër në vitin 1999, pasi kishte shërbyer prej vitit 1995 në këtë gjykatë si ndihmës gjyqtar. Në vitin 2006 ai është emëruar anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, post që e ka mbajtur deri në vitin 2008. Në vitin 2010, Shala është emëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë, funksion që e ka edhe sot. Komisioni e vlerësoi pozitivisht gjyqtarin Shala për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Megjithatë, Komisionin ka konstatuar një sërë problemesh të lidhura me deklarimet e pasurisë së gjyqtarit, por pas rivlerësimit të çështjes vendosi konfirmimin e tij në detyrë.