BREAKING NEWS

Kërcet arma në Shkodër

Kërcet arma në Shkodër
x
BREAKING NEWS

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për Lefter Kokën dhe tre zyrtarëve të tjerë të arrestuar për aferën e inceneratorëve

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për
x
BREAKING NEWS

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me kallashnikov dhe vrasin gjysmën e lokalit”/ Eksperti i kriminalistikës bën paralajmërimin e fortë: Është rritur profesionalizmi, nga 2012 e deri tani...

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me
x
BREAKING NEWS

“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë së Shtetit”/ Ish-drejtuesi i policisë zbulon se kush i nxjerr fotot e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj

“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë
x
BREAKING NEWS

“Fillimisht i japin makinën për...” Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit zbulon si rekrutohen vrasësit me pagesë

“Fillimisht i japin makinën për...” Ish-drejtuesi i
x
BREAKING NEWS

Gazetarja trondit me deklaratën: Sistemet e Policisë i ka ndërtuar një firmë ruse, ja dëmi që kanë shkaktuar hakerat në sistem

Gazetarja trondit me deklaratën: Sistemet e Policisë i ka
x
BREAKING NEWS

Dëshmia e dy vëllezërve Beqiraj/ Klodiana Lala plas deklaratën e fortë: Ngjarje kriminale të rastësishme i kanë ‘zbardhur fytyrën policisë’

Dëshmia e dy vëllezërve Beqiraj/ Klodiana Lala plas
x
BREAKING NEWS

“Në Shqipëri i ka mbetur vetëm...”, Klodiana Lala flet me emra: Kush është personazhi i njohur i botës së krimit që mori gjobën 500 mijë euroshe

“Në Shqipëri i ka mbetur vetëm...”, Klodiana Lala
x

Aktualitet

“Në telefonin e tij u gjet…”/ Plas keq në seancën gjyqësore, Klodiana Lala zbardh çfarë ‘i fundosi’ dy të arrestuarit për depon e modifikimit të armëve në Tiranë

“Në telefonin e tij u gjet…”/ Plas keq në

Ervis Bakalli dhe Dorian Kalo kanë dalë këtë të shtunë përpara gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, pasi në banesën e Bakallit u zbulua një depo e modifikimit të armëve.

Gazetarja Klodiana Lala bën të ditur se gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për të dy të arrestuarit.

Sipas Lalës, seanca gjyqësore është shoqëruar me debate, pasi prokurorja ka thënë në sallën e gjyqit se “Në telefonin e Dorian Kalos janë gjetur skica e banesës, ku bëhej modifikimi i armëve. Banesën e kishte në përdorim Ervis Bakalli”.

Nga ana e tij, Dorian Kalo ka mohuar të ketë skica të banesës në telefon, ndërsa avokati i tij ka insistuar që Prokuroria t’i vërë në dispozicion këto skica, sepse sipas tij, nuk ekzistojnë.

Prokurorja ka thënë që telefoni i Kalos dhe Bakallit janë dërguar për ekspertim, ndërkohë që Bakalli rezulton që ka pasur në përdorim shtëpinë, ku u gjetën armët.

Në sallën e gjyqit, Kalo ka mohuar të ketë skica të banesës në telefon. Përpara togave të zeza të kryeqytetit, Dorian Kalo ka mohuar se ka lidhje me armët e gjetura dy ditë me parë në një banesë në zonën e Yzberishtit. Nëpërmjet, avokatit të tij mbrojtës, Kalo është shprehur se ai bënte piktura morale kur gjente punë, ndërkohë që paradite punonte si berber.

Ndërkohë, prokuroria në kërkesën e saj për masën e sigurisë thotë se fillimisht policia ka shkuar në banesën ku u gjendën armët, pasi ishte sinjalizuar se një nga ambientet e saj ishte përshtatur për shtëpi bari, por nga kontrolli u zbulua edhe depoja që ishte përshtatur për modifikimin e armëve.