Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Negociatat/ Sandër Lleshaj dhe Etilda Gjonaj japin lajmin e mirë

Postuar: 12/06/2019 - 09:19

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj bashkë me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, morën pjesë në një veprimtari kushtuar integrimit europian të Shqipërisë, e cila u zhvillua në Parlamentin Europian, nën kujdesin e grupit parlamentar të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) në PE.

Kjo veprimtari u moderua nga eurodeputeti, Knut Fleckenstein dhe në të morën pjesë deputetë të Parlamentit Europian, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Bruksel, përfaqësues të agjencive të ndryshme europiane, studentë etj. Ministrat Lleshaj dhe Gjonaj prezantuan progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, me fokus luftën kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit, frenimin e migracionit të paligjshëm si dhe reformën në drejtësi.

Në pyetjet dhe diskutimet e pjesëmarrësve u evidentua dhe u vlerësua progresi i dukshëm i bërë nga Shqipëria si dhe u shpreh mbështetje pa ekuivoke për hapjen e negociatave të anëtarësimit të saj, sipas rekomandimit të Komisionit Europian. Pas veprimtarisë në Parlamentin Europian, ministrat Lleshaj dhe Gjonaj iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve gjatë një konference të përbashkët për mediat.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/06/2019 - 18:38

Një aksident tragjik ka ndodhur në njësinë administrative Vergo të Sarandës, ku një punonjëse është rrëzuar nga lartësia dhe ka ndërruar jetë.

Postuar: 16/06/2019 - 17:32

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Bulqizë, ku dy vëllezër kanë qëlluar me armë z

Postuar: 16/06/2019 - 17:10

Gjykata Elbasanit ka lënë në burg 4 nga 7 drejtuesit e Partisë Demokratike në qytetin e Elbasanit

Postuar: 16/06/2019 - 15:49

Shpëtohet nga mbytja një çift bashkëshortësh në Velipojë.

Postuar: 16/06/2019 - 15:39

Gjykata jep vendimin për anëtaren e AMA-s Suela Musta, e cila akuzohet për lidhje me fisin Çapja

Postuar: 16/06/2019 - 15:18

Gazetari i Bild Peter Tiede shprehet se nesër pasdite do të publikojë përgjime të reja për krim

Postuar: 16/06/2019 - 14:36

Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg Emanuel Koçën, 32-vjeçarin nga Tirana i cili natën e 12 qesh