BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Aktualitet

Nën hetim për pastrim parash, Gjykata e Posaçme merr vendimin e rëndësishëm Rezart Taçin

Nën hetim për pastrim parash, Gjykata e Posaçme merr vendimin e

Gjykata e Posaçme ka pezulluar me një vit çështjen ndaj Rezart Taçit, i cili u dërgua si i pandehur nga SPAK për akuzën e pastrimit të parave.

Çështja ndaj tij u veçua pasi Taçi, vijon të jetë ende në kërkim nga autoritetet, ndërsa seancat gjyqësore do vijojnë për dy të pandehurit e tjerë Bledar Lilon dhe Artur Ballën.

Më 28 tetor SPAK mbylli hetimet për këtë çështje, ku ndaj tre të pandehurve ngrit akuzat e “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”.  Në seancën paraprake, gjykata, pezulloi procesin ndaj biznesmenit, ndërsa të pandehur u morën Lilo e Balla, për tu përballur me akuzat e lartpërmendura.

SPAK ka arritur ne përfundimin se Taçi, Balla dhe Lilo, në bashkëpunim me italianët Francesco Zummo, Fabio Petruzzella, Daniele Cestagalli kanë organizuar një skemë për pastrimin e parave në disa vende të botës, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

18.4 mln euro të mafies italiane ‘Cosa Nostra’ u bllokuan në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri në Nëntor 2021.

Ka qenë banka e nivelit të dytë e cila ka sinjalizuar prokurorinë për shumën e madhe të parave të cilat do të kalonin nëpërmjet një kompanie që kishte hapur nga biznesmeni i hidrokarbureve në vendin tonë, me destinacion final Singaporin.

Sipas institucionit të akuzës këto veprime janë realizuar vetëm pjesërisht dhe nuk është arritur që paratë të trasferohen në një tjetër bankë jashtë vendit.  SPAK thekson se janë mbledhur prova se Taçi dhe dy personat e tjerë në këtë rast do të përfitonin një përqindje të caktuar nëse realizohej transferimi i parave jashtë vendit duke bërë në këtë mënyre pastrimin e tyre.

Rezart Taçi në atë kohë pati reaguar dhe mohoi akuzën e Prokurorisë së Posaçme. Biznesmeni i hidrokarbureve është i shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhër të SPAK.

Më të lexuarat