BREAKING NEWS

Bilanci ditor i Covid-19 në vend/ Ministria del me reagim zyrtar: Ja sa është numri i të infektuarve në 24 orë

Bilanci ditor i Covid-19 në vend/ Ministria del me reagim zyrtar: Ja sa
x

Aktualitet

Nënë e bijë u vetëflijuan se besonin te ringjallja, flasin Dëshmitarët e Jehovait: Duam t'ju themi se personat në fjalë nuk kanë qenë kurrë...

Nënë e bijë u vetëflijuan se besonin te ringjallja, flasin

Mbrëmjen e djeshme Tirana u trondit nga një ngjarje e rëndë. Nënë e bijë u gjetën të pajeta në banesën e tyre ndërsa vajza tjetër ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në banesë u gjetën Zhaneta Josifi, 56 vjeçe, Anisa Josifi, 30 vjeçe, ndërsa vajza tjetër Blerta Josifi, 34 vjeçe është dërguar me urgjencë në spital

Personi që vuri alarmin lidhur me familjen ishtë vëllai i të zonjës së shtëpisë i cili njoftoi policinë pas disa telefonatave për shkak se askush nuk përgjigjej.

Me ndërhyrjen me forcë të policisë u gjetën viktimat dhe njëra prej vajzave në gjendje të rëndë.

Policia në njoftimin zyrtar tha se dyshimet e para janë për vetëflijim duke qenë se ishin edhe besimtare të Jehovait dhe besonin në kultin e ringjalljes.

Por Dëshmitarë të Jeohovait e mohojnë një gjë të tillë.

“Ne jemi shumë të hidhëruar për ngjarjen e një nate më parë, ne jemi të hidhëruar gjithashtu që ka pasur një reagim kundër Dëshmitarëve të Jehovait dhe baltosje të emrit tonë. Por, duam t'ju themi se personat në fjalë nuk kanë qenë kurrë Dëshmitarë të Jeohovait”, thanë ata për Dritare.

Më të lexuarat