BREAKING NEWS

Italia vazhdon të thyejë koronavirusin ,1109 të shëruar dhe 2107 të infektuar

Italia vazhdon të thyejë koronavirusin ,1109 të shëruar dhe
x

Aktualitet

“Nëse do aktivizohen nuk do jenë sekret”, mjeku i njohur tregon cilat do të jenë objektet për karantina

“Nëse do aktivizohen nuk do jenë sekret”, mjeku i njohur

Përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë por edhe mjekë dhe ekspertë të ISHP nuk konfirmojnë nëse një karantinë në vend për të dyshuarit për koronavirus është ngritur në spitalin e Kavajës.

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo tha në “Real Story” se janë disa struktura karantine që po bëhen gati në ambiente spitalore dhe jo por shtetërore.

 “Karantina nuk bëhet për personat e sëmurë por ata që kanë pasur kontakte me të sëmurët. Pra për 14 ditë. I sëmuri izolohet.Masat po merren dhe nuk është një objekt i veçantë, janë disa objekte dhe janë shtetërore. Janë struktura spitalore por dhe jo spitalore por shtetërore në të cilat po punohet për të qenë të gatshme në një moment të caktuar. Po punohet si strukturë, si personel për trajnim dhe pajisje. Janë disa hallka. Këto struktura janë të mirëpërcaktuara dhe po bëhen ato hallka. Nëse do aktivizohen nuk do jenë sekret”, deklaroi Kalo.