BREAKING NEWS

CNN trondit demokratët në SHBA: Ja zgjidhjet ligjore dhe kushtetuese që Trump të qëndrojë në detyrë

CNN trondit demokratët në SHBA: Ja zgjidhjet  ligjore dhe kushtetuese
x

Aktualitet

Nesër devijohet qarkullimi tek ‘Shqiponja’, kjo është rruga që duhet të ndiqni për të hyrë ose dalë nga Tirana

Nesër devijohet qarkullimi tek ‘Shqiponja’, kjo është

Nga dita e nesërme (26 Tetor 2020) qarkullimi i automjeteve në sheshin ‘Shqiponja’ do të devijohet.

Kreu i ARRSH-së, Ergys Verdho, ka sqaruar edhe lëvizjen e devijuar të automjeteve që do të hyjnë dhe do të dalin nga Tirana.  Sipas tij qarkullimi tek rrethrrotullimi ‘Shqiponja’ do të devijohet për shkak të punimeve që po kryehen në Lotin 3.

Verdho tha se mjetet që vijnë nga Jugu duhet të përdorin rrugën Elbasan-Tiranë, ndërsa ato që vijnë nga Kavaja, duhet të përdorin rrugën e Ndroqit. Por për ambulancat do të krijohet një rrugë aksesi më vete.

“Do të krijojmë një rrugë aksesi vetëm për to, në bashkëpunim me policinë. Drejtuesit që vijnë nga jugu të zgjedhin aksin Elbasan-Tiranë, kurse ata që vijnë nga Kavaja të zgjedhin Ndroqin. Sepse koha e pritjes te dogana do jetë më e lartë se gjithë rruga e tyre”, tha kreu i ARRSH.

Lidhur me kohën që do të zgjasin punimet, Verdho tha se do të marrin 3 deri në 4 muaj. Në një konferencë për mediat ai u shpreh se punimet po kryhen me tre turne.

Edhe kryeminsitri Rama ka shpërndarë një video ku sqarohet devijimi i hyrjes dhe daljes së automjeteve në Tiranë.

Nesër devijohet qarkullimi tek ‘Shqiponja’, kjo është