BREAKING NEWS

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh prapaskenat: Marrëdhëniet u normalizuan pas 20 muajsh, ja për çfarë ramë dakord!

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh
x

Aktualitet

Nesër VIP-at mblidhen tek sheshi ‘Nënë Tereza’ në orën 16:00, pedagogia Iris Luarasi jep detajet çfarë do ndodhë

Nesër VIP-at mblidhen tek sheshi ‘Nënë Tereza’

Drejtorja e Linjës së Këshillimit për Gra dhe Vajza, Iris Luarasi, ka folur me shqetësim për rastet e dhunës.

Ajo u ndal konkretisht tek ngjarja e fundit, ku roja i një shkolle përdhunoi një 15-vjeçare në Babrru të Tiranës. Në emisionin “Ilva Now”, Luarasi u shpreh se ajo që është më shqetësues lidhet me indifierencën që manifeston komunitetit  për ngjarje të tilla.

“Çudia më e madhe në këtë vend zgjat tre ditë edhe kjo duket është një shprehje që buron nga eksperienca dhe prandaj ka funksionuar në këtë formë, një nga arsyet se ne pse duam ta çojmë përpara, është se ti nuk do të mbrosh vetëm një viktimë, por ne duam që të bëjmë që shumë gra dhe vajza që janë viktima të dhunës seksuale që të dalin para edhe të denoncojnë dhunën. Është kultura e mungesës së qytetarisë dhe unë e quaj mungesë qytetarie kur ti je indiferent. Momentin kur ti kupton se komuniteti e dinte historinë prej dy vitesh, secili prej tyre duhet të ndihet fajtor që nuk kanë bërë një telefonatë anonime”, tha ajo.

Pedagogia Luarasi tha se duke marrë shkas nga kjo ngjarje e rëndë, nesër në orën 16:00 do të zhvillohet një protestë në sheshin “Nënë Tereza” me sloganin “Ti nuk je vetëm” ku shumë VIP-a shqiptarë kanë paralajmëruar se do të marrin pjesë.