
“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha dorëheqjen nga gara për kryetar Bashkie në Korçë, Gjata zbardh prapaskenat e forta

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha thirrje policisë: Shkoni te bandat, te ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë makinat janë vjedhur në të njëjtin qytet

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Bombën ia ka vënë Berisha

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik: Këtë vit do ketë “non grata” të tjerë

Nga 1 prilli rriten pagat e policëve bashkiakë të Tiranës, kryebashkiaku Veliaj jep lajmin e mirë, ja kush përfiton

Shkruar nga SOT.COM.AL 18 Mars 2023

Nga data 1 Prill do të rriten pagat e të gjithë policëve bashkiakë të Tiranës. Lajmin e bëri dje të ditur kryetari i Bashkisë Erion Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak. Ai vlerësoi punën e uniformave të Policisë Bashkiake, të cilët theksoi se vetëm gjatë ditës së verës arritën të gjejnë 2 fëmijë të humbur në Tiranë, të cilët më pas i bashkuan me prindërit e tyre. “Ka ardhur koha që pas kaq vitesh ata njerëzit që strapacohen më shumë, që hanë më shumë të sharat, edhe për fajin tonë dhe për këtë kërkoj ndjesë, të shpërblehen. Kur shoh që humbet një fëmijë në Tiranë, “Dita e Verës”, pafund njerëz në shesh dhe për 1 orë jo vetëm që gjendet fëmija dhe pushon së qari, - është gjithmonë një zonjë aty që arrin edhe nga ana psikologjike ta qetësojë sa të vijnë prindërit, - por brenda orës gjenden prindërit edhe në qoftë se janë në një periferi, nëse e kanë harruar, apo në qoftë se i ka marrë ajo vala e entuziazmit. Në gjithë “Ditën e Verës” me 100 aktivitete kishim dy raste që brenda pak minutash arritëm t’i gjenim. Kështu që, Policia Bashkiake, përveç atyre që nuk duan rregull dhe nuk duan që Lamborghini, apo Ferrari i tyre të ketë gjobë, se ndryshe këta të çojnë tek këto portalet e gjobave, bën një punë të admirueshme”, deklaroi ai. Kryebashkiaku u shpreh se trupa e kësaj policie ka ndryshuar dhe është përmirësuar shumë në vite, duke veçuar faktin se në të kanë hyrë edhe mjaft gra e vajza. “Policia Bashkiake ka ndryshuar 70% të trupës, se nuk po them që gjetëm një trupë të shkëlqyer, kështu që aty ku trupa, ose polici bashkiak bën gabim, ikën. Por aty ku polici ka të drejtë, ku as po e dhunon atë që shet në rrugë, por me mirësjellje po i thotë, “të lutem tek tregu që është ja atje, 20 metra”, ku ndihmon fëmijët që humbasin, ku ndihmon disiplinimin e qytetit, tani të vetmit njerëz që ankohen për parkingjet, janë të njëjtit njerëz që ankohen edhe përse më vë gjobë. Epo tani në qoftë se ia zë në trotuar, apo bllokon hyrjen e pallatit, patjetër që do marrë gjobë. Por unë jam analist i madh dhe në darkë do ankohem për këtë. Po ankohu ku të duash. Policia bashkiake e bën me shumë dinjitet këtë punë dhe fakti që sot kemi 100 vajza në Policinë Bashkiake, - Policia Bashkiake kur unë kam ardhur këtu në 2015-ën, kishte vetëm një gocë që rrinte te dera e bashkisë, sot janë 100, kështu që edhe në këtë sens është një forcë shumë herë më e emancipuar”, u shpreh ai. Në fund kreu i bashkisë evidentoi se kjo rritje do të bëhet njëkohësisht me rritjen e pagës minimale nga Qeveria. “Sigurisht që vendimi për të adresuar rritjen e rrogave të policisë bashkiake, ndikohet edhe nga vendimi i qeverisë për të rritur pagën minimale, pra nga 34 mijë lekë, në 40 mijë lekë të reja në 1 Prill, kështu që ne na puqet me rritjen e pagave të Policisë Bashkiake dhe hyn në fuqi në 1 prill, bashkë me ngritjen e pagës minimale të qeverisë”, nënvizoi Veliaj.
Më të lexuarat


Abuzimet me fondet e bujqësisë nga AZHBR, prodhuesit dhe opozita shpërthejnë në sulme të forta ndaj Ministrisë së Bujqësisë, akuza se paratë e BE shkojnë për klientët e qeverisë

Letrat me vlerë të qeverisë “joshin” investitorët jorezidentët, prania e tyre te bonot e obligacionet u rrit me 53% në fillim të 2023, 443.3 miliardë lekë në shkurt

“Krim i mirë organizuar...”/ Ish-kryeprokurorja e bindur: Sulmi me armë zjarri ndaj ‘Top Channel’ kishte si qëllim përcjelljen e një mesazhi

Abuzuan me fondet dhe i shkaktuan 77 mln lekë dëm buxhetit të shtetit, KLSH kallëzon në SPAK ish-kryebashkiakun e Finiqit dhe 2 zyrtarë

Krimi del jashtë kontrollit, sulmohet me armë banesa e një polici në Shkodër, në Malësi të Madhe zbulohen serat me kanabis dhe sekuestrohen mbi 10 mijë rrënjë

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni

Moti bën kthesën e papritur, ja çfarë pritet të ndodhë ditën e sotme me temperaturat

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha thirrje policisë: Shkoni te bandat, te ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë makinat janë vjedhur në të njëjtin qytet

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

Gazetarja e njohur jep detaje të reja nga sulmi terrorist te Top Channel: Tragjedia mund të ishte më e madhe
