BREAKING NEWS

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama

A u takua me Tom Doshin në Kryeministri? Flet Edi Rama
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish

Çfarë ndodhi me Ervis Martinajn? Edi Rama reagon sërish
x
BREAKING NEWS

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto kategori! Kryeministri Edi Rama tregon kush përfiton

Qeveria merr vendimin, rritje page nga muaji i ardhshëm për këto
x
BREAKING NEWS

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit për t’i dhuruar ish-kompleksin “Partizani” dhëndrit të Sali Berishës

Gazeta “SOT” zbardh të plotë vendimin e Genc Rulit
x
BREAKING NEWS

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën lidhet nga aferat dhe Soros, Perëndimi do ketë paketë surprizë

Mediat serbe akuza Vuçiçit se vëllazëria me Ramën
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë dy emrat e njohur të politikës që do takojë

Yuri Kim nuk ndalet, zbarkon në kryesinë e Kuvendit, ja kush janë
x
BREAKING NEWS

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit amerikan: Rusia do të humbasë Donbasin dhe Krimenë, ja çfarë e pret “Carin” deri në vitin 2023

Skenarë tmerri për Vladimir Putinin, paralajmërimi i gjeneralit
x
BREAKING NEWS

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim: Të përfshirë dhe zyrtarë!

Skemë mashtrimi me TVSH, arrestohen 13 persona/ Prokuroria del me njoftim:
x

Aktualitet

Nga COVID-19 tek lija e majmunit, Eugena Tomini tregon si paraqitet situata në Shqipëri dhe parashikon çfarë pritet të ndodhë gjatë vjeshtës

Nga COVID-19 tek lija e majmunit, Eugena Tomini tregon si paraqitet situata

Drejtoresha e ISHP-së, Eugena Tomini deklaroi sot se prej 4 javësh kurba e COVID-19 ka qenë e luhatshme, me ulje ngritjet e saj. Tomoni tha se gjatë kësaj periudhe ku kontaktet janë më të shpeshta, në vendin tonë vijon të ketë një numër të lartë të të prekurve me COVID-19. Sipas saj, infektimet janë të larta, krahasuar me numrin e testimeve. Po ashtu ajo pohoi se nënvariantet e COVID-19 kanë transmetueshmëri më të madhe.

“Kurba e COVID-19 me luhatje gjate 4 javëve te fundit. Infektimet janë të larta, krahasuar me numrin e testimeve. Numri i shtrimeve është më i reduktuar se sa një vit më parë. Kemi një kontakt më të madh mes njerëzve, pasi është sezoni turistik. Ka shfrenim të mosprespektimit të masave. Stina ka më shumë kontakte të afërta. Variantet BA4, BA5 kanë transmetueshmëri më të lartë. Preja dhe transmetushmëria do të ndikojë në rritjen e rasteve. Situata epidemiologjike shkon paralelisht me vaksinimin. Nuk jemi të paprekshëm nga riinfektimet, apo infektimet për herë të parë. Apo aq më tepër kur nuk kemi mbulim të madh me vaksinim. Me rëndësi që të mbahet në mënyrë të njëtrajtshme respektimi i masave.”, tha Tomini.

Pyetjes nëse këto nënvariante prekin mushkërinë, Tomini iu përgjigj se, “Kanë shfaqur atipizma. Shfaqja atipike e një personi me imunitet të dobësuar, është prezente. Duke pasur sëmundje shoqëruese, virusi futet në të gjithë sistemin. Imuniteti i forcuar do të përballojë sëmundjen.”.

Ndërkohë, Tomini bëri edhe një paralajmërim sa i takon asaj çka pritet të ndodh edhe në vjeshtë, ku qytetarët mund të përballen edhe me COVID-19 dhe gripin e stinës.

“Parashikohet që vjeshta do të ketë prezencë të COVID-19. Duke qenë se edhe përballja me gripin, pasi nuk kemi pasur influencë, ka gjasa për një ashpërsi të ndikimit të gripit. Ndaj është me rëndësi bashkimi dhe kombinimi i vaksinës së gripit dhe e COVID-19.”, tha ajo.

Mes të tjerash Tomini u ndal te lija e majmunëve. “Kemi marrë masa. Nuk kemi asnjë rast të dyshuar me linë e majmunit në vend. Të gjitha strukturat janë në gatishmëri, qoftë edhe për rastet e dyshuara. nëse do të jetë e nevojshme që të bëhet edhe diagnoza”, përfundoi drejtoresha e ISHP-së.

Më të lexuarat