BREAKING NEWS

Përplasje me armë zjarri në Vlorë/ Dalin emrat e të plagosurve, xhaxhai i 28-vjeçarit rrëfen si ndodhi ngjarja: Ishim duke pirë kafe, kur dëgjova...

x

Aktualitet

Nga ish-kreu i ALUIZNI-t, Flamur Gjuzi, kush janë 8 personat në kërkim për viktimat në Durrës (Zbardhen emrat, pronarë hotelesh, ndërtues vilash dhe ish zyrtarë të lartë të Hipotekës)

Aksionit të policisë për arrestimin e të akuzuarve për viktimat e tërmetit në Durrës i kanë shpëtuar 8 persona. Dy prej tyre janë pronarë të hotelit Palma dhe një ndërhyri në strukturën e pallatit ku vdiqën dy persona. Listës të personave në kërkim i shtohet dhe ndërtuesi i vilës Lala ku vdiqën 8 persona dhe ish-zyrtarë të lartë të Hipotekës.

Hetimet për objektet e shembura pas tërmetit të 26 nëntorit në Durrës, ku humbën jetën 24 persona, janë pasuar me arrestimin e 9 personave tashmë të akuzuar për vrasje apo shpërdorim të detyrës. Në listën e policisë vërehen ish-drejtues të Hipotekës apo dhe inspektorë të ALUIZNI-t. Ndërsa nuk mungojnë as ndërtues.

Megjithatë dy pronarë të hoteleve, kanë mundur ti shpëtojnë forcave të rendit. Arben dhe Dëshira Qato të hotel Palmës janë shpallur në kërkim. Ata kishin lejuar ndërtimin 6 kate mbi lejen e dhënë në objekt. Nga tërmeti i 26 nëntorit ndërtesa është shembur dhe si pasojë ka humbur jetën babai i pronarit. Dy ditë para tërmetit, në këtë lokal ishin akomoduar disa turistë çek.

Po ashtu në kërkim është shpallur dhe Artur Tereziu, pronar i lokalit Baron. Mësohet se ai akuzohet për ndërhyrjen në strukturën e objektit në Durrës. Sipas ekspertëve për shkak të ndryshimeve që i është bërë mureve, ndërtesa nuk i ka rezistuar tërmetit. Si pasojë dy persona kanë humbur jetën në 26 nëntor.

Prangave të policisë i ka shpëtuar po ashtu edhe Flamur Gjuzi ish- drejtori i ALUIZNI-t, Artur Çela ish-drejtor i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës si dhe Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit. 

Por ndërsa në Durrës janë vendosur ndalimet e para, në Tiranë vazhdojnë hetimet. 

Ndërsa në Thumanë po ashtu janë marrë në pyetje më shumë se 40 persona, ndërsa ende nuk ka një konkluzion mbi shembjet e pallateve ku humbën jetën 24 persona.

Emrat e 6 nga 8 personat e shpallur në kërkim

Arben dhe Dëshira Qato pronar të hotel Palmës

Artur Tereziu pronar i lokalit Baron

Flamur Gjuzi ish drejtori i Aluiznit,

Artur Çela ish drejtor i inspektoratit ndërtimor urbanistik Durrës

Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit