
Arrestimi i ish-kryebashkiakut, Klodiana Lala zbardh prapaskenat e lëvizjeve të fundit të Dakos: Takoi bashkëpunëtorët me të cilët...

Nga kontrollet te vrojtuesit e plazhit, specialisti zbardh masat e reja ndaj subjekteve bregdetare

'Benz-i' përplaset 'kokë më kokë' me motorin, ka të plagosur

E zë poshtë zetori teksa punonte tokën, humb jetën 55-vjeçari (emri)

Kërcet grushti në Tiranë, ka të lënduar

Sherri mes dy të miturve në Tiranë, policia del me njoftim urgjent dhe zbardh detajet e rënda

"U kap kamioni i pandëshkueshmërisë", Klodiana Lala plas 'minën me sahat': Kur u arrestua peshku i madh, SPAK do godasë të tjerë politikanë

Sherr mes të rinjve në Tiranë, dalin detajet e para

Nga "koka" e Sandër Lleshajt e tek tentativa për manipulim krimi, sot 2 vite vrasja e Klodian Rashës në Tiranë

Shkruar nga SOT.COM.AL 8 Dhjetor 2022

8 dhjetori i dy viteve më parë u përgjak nga dora e një puononjësi policie.
Rreth orës 01:45 të mëngjesit të dhjetorit 2020, në rrugën "Dritan Hoxha" në Tiranë, 25 vjeçari Klodjan Rasha është qëlluar për vdekje nga një efektiv policie.
Ngjarja ka ndodhur pak metra larg shtëpisë së tij.
Pas kësaj ngjarjeje të rëndë që shokoi mbarë opinionin publik, pati tentativa për manipulim nga Policia dhe Ministria e Brendshme.
Deklaratat e tyre ishin kontradiktore. Ata justifikonin vrasje duke thënë se viktima ka pasur armë në dorë dhe madje arma është gjetur në një plegg me ujë, hedhur nga ai.
Por nga këqyrja e kamerave të sigurisë, ka rezultuar se në momentin e vrasjes, viktima, Klodian Rasha, nuk ka pasur armë në dorë.
Madje ai ka qenë duke ikur me vrap dhe nuk ka qenë përballë policit që ka qëlluar.
Policia në njoftimin e parë deklaronte se 25-vjeçari Rasha ka mbetur i plagosur dhe ka ndërruar jetë në spital. Por, Spitali i Traumës e rrëzoi këtë version, duke thënë se ka mbërritur i pajetë.
Po risjellim më vëmendje, deklaratat e policisë dhe Ministrisë së Brendshme.
Njoftimi i parë i Policisë:
Me datë 08.12.2020, rreth orës 01:45, shërbimet e Policisë gjatë patrullimit në rrugën “Dritan Hoxha” kanë konstatuar një shtetas i cili kryente veprime të dyshimta. Punonjësit e Policisë i kanë bërë thirrje të ndalonte, por personi nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar.
Edhe pas thirrjeve të vazhdueshme të bëra nga ana e punonjësit të Policisë për të ndaluar, përsëri nuk ka ndaluar dhe është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të Policisë një send të fortë në dukje armë zjarri. I gjendur në këto kushte dhe në mungesë të ndriçimit të plotë, punonjësi i Policisë ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi K. R., 25 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.
Menjëherë është ngritur grupi i posaçëm hetimor i përbërë nga SHÇBA-ja dhe Policia. Prokurori ndodhet në vendngjarje dhe po ndjek e monitoron të gjitha veprimet që po kryhen nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në MB dhe nga Policia për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Punonjësi i Policisë, shtetasi N. H., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme. Vijon puna intensive nga grupi hetimor për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.
Njoftimi i dytë i Policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në lidhje me ngjarjen e ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha”, ju informojmë se:
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor i përbërë nga SHÇBA-ja dhe Policia, nën drejtimin e prokurorit, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe zonës përreth u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit që dyshohet se i përkiste shtetasit K. R., i cili nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale armë e zjarrit pistoletë me një krehër me fishekë.
Njoftimi i Ministrisë së Brendshme
Shërbimi i Policisë, i përbërë nga dy punonjës, të dislokuar në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë konstatuar gjatë patrullimit një shtetas, i cili sillej dhe kryente veprime të dyshimta, çka bëri shkak që patrulla të kryente verifikimin e shtetasit.
Pas thirrjes së Policisë për të ndaluar, i riu nuk i është bindur thirrjes së efektivit dhe ka tentuar të largohet për t’i ikur Policisë, e cila është vënë në ndjekje të tij nëpër rrugica.
Në ndjekje e sipër, punonjësit e Policisë kanë konstatuar se shtetasi kishte me vete një send në dukje armë zjarri, çka ka bërë që patrulla të kërkojë përforcime nga Salla Operative duke dhënë rrethanat, adresën dhe karakteristikat e personit që po ndiqnin.
Shtetasi K. R. është larguar me vrap dhe në ndjekje e sipër është përballur me punonjësin e Policisë N. H., i cili pasi nuk ka arritur të kapë dhe prangosë atë, ka hapur zjarr me armën e shërbimit në drejtim të tij. Për pasojë, ky shtetas është plagosur dhe më pas ka gjetur vdekjen në spital.
Nga grupi hetimor, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, e gjetur në një nga rrugicat ku ka kaluar viktima gjatë ndjekjes nga punonjësit e Policisë.
Protestat që përfshinë vendin
Këto deklarata kontradiktore, për vrasjen e të riut, ndezën më shumë zemërimin e qytetarëve, të cilët u derdhën në rrugë duke protestuar.
Qindra protestues në Tiranë dolën para kryeministrisë, ku patën edhe përplasje me policinë, ndërsa kërkonin edhe dorëheqjen Ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Sandër Lleshaj.
Protesta u shtrinë në disa qytetarë si Durrës, Tiranë, Kukës, Lezhë apo edhe në rrethe të tjera, para Drejtorive të Policisë.
Vrasja e të riut solli reagim dhe në radhët e politikës, ku opozita akuzonte kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Sandër Lleshaj.
Pas një situate të ndezur dhe zemërimi me 10 dhjetor, kryeministri Edi Rama, njofton se Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dhënë dorëheqjen, ndërsa nga drejtuesit e policisë nuk u prek askush.
"Ministri i Brendshëm më ka vënë në dispozicion dorëheqjen e tij duke më shpjeguar se ishte rruga e duhur për mua që i kam besuar atë detyrë, për qeverinë dhe shumicën tonë qeverisëse.
I kam thënë pres të kthehem se kam dashur ta shoh në sy, ta dëgjoj dhe të më dëgjojë në momentin e hedhjes së këtij akti të rëndësishëm. Jemi takuar dhe sot dhe jam shumë krenar për sensin e përgjegjshmërisë qytetare dhe kuotën morale me të cilën e mat veten dhe detyrën e tij Sandër Lleshaj”, njoftonte Rama, ndërkohë që në media ishin shpërndarë më herët informacione, se Lleshaj ishte shkarkuar dhe dorëheqja e serviruar nga Rama ishte thjesht një show.
Më të lexuarat


“Përqendrohemi vetëm te zhuli e pisllëku”, Mentor Kikia flet 'pa dorashka': Iu tregoj problematikat e vërteta të turizmit në Shqipëri

Kërcet grushti në Tiranë, ka të lënduar

Sherri mes dy të miturve në Tiranë, policia del me njoftim urgjent dhe zbardh detajet e rënda

Sherr mes të rinjve në Tiranë, dalin detajet e para

Masakra me 4 të vrarë dhe 2 të plagosur për shezlonge në Velipojë, arrestohet shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar (emri)

Deputeti i njohur zbulon 'pazaret' e fshehta të kryeministrit me Vuçiçin: Rama po i u del në mbrojtje serbëve, drafti nuk është për interesat e Kosovës

Muhamet Rrumbullaku takim urgjent me strukturat e policisë kufitare, çfarë pritet të diskutohet

Nga Anglia në Shqipëri për të shpërndarë drogëra të forta, e pësojnë keq dy turistët në Dhërmi

Asnjë gjurmë prej 2 muajsh, merr tjetër rrjedhë fati për "Koçolen" dhe Sulovarin në Sarandë

Pas Binos SPAK merr në hetim edhe 4 zyrtarë të tjerë të ISHP-së, zbulohet arsyeja e fortë
