
“Nga moderatorja ishte provokim”/ Një debat i zjarrtë mes Bujar Kapexhiut dhe gazetarit të njohur që bëri shumë zhurmë, aktori i njohur pendohet: Mund të ishte ndryshe, por më erdhi e papritur

Shkruar nga SOT.COM.AL 15 Janar 2021

Mes aktorit të njohur, Bujar Kapexhiut, dhe gazetarit Mustafa Nano ka pasur një debat të zjarrtë dhe bëri xhiron e mediave në lidhje me besimin apo mosbesimin ndaj fesë.Nano u tregua skeptik në lidhje me besimin ndaj një imazhi, ndërkohë që Kapexhiu iu përgjigj tekstualisht “Nëse do të më fyesh gjënë e shenjtë, unë të vras. Nëse Muçi është i pafe të mbajë atë të tijën por nuk duhet të fyej atë që do filani. Marrin guximin dhe e vizatojnë në karikaturë.”
Mbrëmjen e djeshme Bujar Kapexhiu ka qenë i ftuar në PolitikOn me Alfred Lelën, teksa është shfaqur i penduar për fjalët e tij. Artisti ka thënë se në atë moment mund të ishte shprehur ndryshe, por fjalët i kishin ardhur papritur.
Alfred Lela: Ka pasur një debat që ka bërë shumë zhurmë një debat shumë i diskutuar me Mustafa Nanon, diçka për fenë?
Bujar Kapexhiu: Unë do thoja që dhe nga moderatorja ishte një lloj provokimi.
Alfred Lela: A do e karikaturonit ju profetin Muhamed?
Bujar Kapexhiu: Unë jo, sepse ai sot nuk është si figurë nuk ekziston secili mysliman e ka në mendjen e tij sesi është figura e profetit Muhamed. Le ta mendojë secili ashtu siç do. Por unë nuk jam dakord që në një moment të caktuar ata e vizatonin dhe e vendosnin në pozicion shumë vulgar.
E denigronin, e fyenin, e vendosin në pozicione të cilat profeti Muhamed pikërisht për ato pozicione që ata karikaturistë e kanë vendosur, ka predikuar. Të mos vjedhim, të mos vrasim, të jemi të mirë, ti duam njerëzit siç janë të gjitha shkrimet e profetit Muhamed.
Kurse ata e bënin në të kundërt, përse. Unë njerëzit, personazhet politikanët, që janë reale nuk i fyej nuk i denigroj.
Alfred Lela: Ke folur me Mustafanë pas kësaj?
Bujar Kapexhiu: Jo nuk e kam takuar, do kisha shumë dëshirë ta takoja. Jemi shumë miq kam bërë dhe disa karikatura në kuptimin pozitiv.
Batuta ime në atë çast mund të ishte ndryshe, por më erdhi e papritur. Nëse Mustafa Nano do të fyente një gjë te shenjtë fare mirë mund të thuhej që ai është aq njerëzor e aq i mençur sa të denigrojë një profet
Më të lexuarat


Përditësimi i Covid-19/ Ulet numri i infektimeve, MSH tregon sa raste të reja u shënuan në 24 të fundit

U hodh nga spitali dhe ndërroi jetë, stilistja e njohur rikujton Xhinon për 30-vjetorin e tij: Më duket sikur pasdite do vijë në shtëpi, jetoj me gënjeshtrën që...

Aksident i rëndë në Lushnje, humbin jetën dy persona (Detajet e para nga Policia)

Sot dita e fundit për tu dorëzuar në KQZ, Partia Aleanca Demokracia e Re publikon listën e kandidatëve për deputet

“OSSHE mund ta zbulojë këtë”, Artan Hoxha tregon strategjinë kriminale që ndiqet në vendin tonë

Rriten rastet e reja në Kosovë, ja sa persona kanë humbur betejën me Covid-19

“SPAK të fillojë nga zyrtarët e lartë”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Sot paratë vijnë nga dy drejtime!

Greqia jep lajmin e keq për shqiptarët

“Më hapin barkun ata që...”, Artan Fuga del me reagimin e fortë për largimet e fundit nga politika shqiptare: Ka faj prokuroria që nuk i merr nën hetim!

Gazetarja e njohur befason me reagimin: 10 ambulanca të pajisuara me bombula oksigjeni dhe mjeku Pëllumb Pipero janë vendosur pranë PD-së
