Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nga një gjyq në tjetrin/ Shqiptari babai i tre fëmijëve habit me jetën e trefishtë në Belgjikë

Postuar: 12/11/2018 - 19:00

 Një gjykatë belge ka dënuar me 18 muaj burg një shqiptar, i cili aktualisht ndodhet në burg për vrasjen e një prostitute në Itali.17 vjet më parë, Erjon Sejdiraj mori pjesë në vrasjen e një prostitute 20-vjeçare dhe për këtë krim u dënua me burgim të përjetshëm në mungesë në shtetin fqinj, pasi arriti të arratisej. Ai shkoi në Belgjikë dhe për vite me radhë arriti që t’i fshihej drejtësisë falë identitetit të rremë.40-vjeçari u vendos në West-Flemish Geluwe, ku u martua dhe bëri tre fëmijë, derisa u zbulua nga autoritetet belge, 9 vite më parë. Sejdiraj u lejua që ta vuante dënimin për vrasjen në Itali në shtetin belg, ku u dënua me 17 vjet burg.

E teksa aktualisht po vuan këtë dënim, një gjykatë e dënoi këtë të hënë edhe më 1 vit e gjysmë burg, për një tjetër gjyq që po zhvillohej ndaj tij për mashtrim e falsifikim, për shkak të identitetit fals që kishte përdorur në këtë vend.

Mediat belge shkruajnë se prokuroria kishte kërkuar 3 vjet burg për Sejdiraj, megjithatë gjykata vendosi që ta dënonte me 18 muaj, si dhe me gjobë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 9

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2018 - 00:44

 Forumi Musliman i Shqipërisë ka mbështetur protestën studentore, duke e konsideruar atë një bekim për vendin dhe shpresë për të ardhmen.

Postuar: 12/12/2018 - 00:29

Gazetari Blendi Fevziu në emisionin ‘Opinion’ ka bërë të ditur bisedën me një student

Postuar: 11/12/2018 - 23:33

Ndërsa vetë kryeministri ndodhet vetë në studion e Dudushit, gazetari Artan Hoxha nga studioja

Postuar: 11/12/2018 - 23:11

Një pjesë e mirë e studentëve protestues kanë qëndruar mbrëmjen e sotme para kryeministrisë duke

Postuar: 11/12/2018 - 22:56

 Kryeministri Edi Rama sonte është ulur në studion e Top Show dhe përballë tij ka disa të ri

Postuar: 11/12/2018 - 22:32

Pas lidhjes me “Skype” në emisionin “ Dritare me Rudinën”, ish-zv.ministr

Postuar: 11/12/2018 - 22:26

Në emisionin ‘Dritare’ në News 24 po diskutohet lidhur me protestën e studentëve per