
Gati 4 mijë testime! Ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

“Nga Rinasi do të fluturohet më lirë, ulet tarifa e pasagjerit”, Tirana International Airport jep lajmin fantastik: 100 milionë € investime, ju tregojmë ndryshimet e reja

Shkruar nga SOT.COM.AL 27 Janar 2021

Në njoftimin e parë zyrtar për këtë vit të ri, Tirana International Airport (TIA) bën me dije lajmin e mirë të uljes së tarifës së pasagjerit dhe shpalos një plan ambicioz investimesh në strukturën e aeroportit, për të kontribuar në lehtësimin e çmimeve të biletës dhe zhvillimit në tërësi të aviacionit dhe turizmit shqiptar.
Zhvillimet e reja vijnë pas datës 18 Dhjetor 2020, ditë kur kompania lider shqiptare Kastrati Group, e themeluar që në vitin 1990, mori në zotërim 100% të kapitalit aksionar të TIA-s, pas blerjes së aksioneve nga kompania kineze “Real Fortress Limited”.
Ulja e tarifës së pasagjerit nga 12.5 Euro në 10 Euro është vendimi i parë që ka marrë TIA dhe që do startojë me ndryshimin e Kontratës së Koncesionit të miratuar në vitin 2004. Si pasojë e kësaj uljeje të tarifës, efekti në uljen e çmimit të biletës së avionit dhe në rritjen e numrit të fluturimeve dhe destinacioneve, do të jetë më se i dukshëm.
Si pjesë e ndryshimeve të Kontratës së Koncesionit, TIA njofton se një paketë e plotë investimesh, të cilat arrijnë një total prej afërsisht 100 milionë Euro do të jetë në vëmendjen e menaxhimit duke patur në fokus, zgjerimin e kapacitetit akomodues të aeroportit me 6 milionë pasagjerë në vit, zgjatimin e pistës, përmirësimin e plotë të infrastrukturës së aeroportit dhe përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë së shërbimeve.
Plani i investimeve nga koncesionari i ri është një plan ambicioz, i cili synon të përmirësojë ndjeshëm operimin në aeroportin “Nënë Tereza” dhe ta shndërrojë Tirana International Airport në një shembull pozitiv në rajon, me një impakt të jashtëzakoshëm në rritjen e turizmit në Shqipëri dhe përmirësimin e lehtësisë së të bërit biznes.
Bashkë me uljen e tarifës së pasagjerit, pjesë e paketës së ndryshimit të Kontratës së Koncesionit është edhe liberalizimi i Ground Handling Services (Shërbimet në Tokë) dhe liberalizimi i tregut të karburantit të avionëve që do të sjellë kosto më të ulët në çmimin e këtij karburanti. Të gjitha këto ndryshime të rëndësishme do kenë një efekt të menjëhershëm në tërheqjen e linjave të tjera “low cost”, përfshirë Ryan Air, dhe rrjedhimisht do të kenë efekt në uljen e çmimit të biletës që paguajnë udhëtarët e TIA-s. Më tej, me lehtësimin e kushteve të udhëtimit pas pandemisë, këto vendime do të ndikojnë në shtimin e numrit të fluturimeve dhe destinacioneve.
Më të lexuarat


Kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit? Iris Luarasi befasohet nga rezultati i PD-së

Deklarata për Ardian Dvoranin pas vlerësimit nga DASH / Artan Hoxha nxjerr 'blof' Ilir Metën

Dyshohet se porositi vrasjen me eksploziv të biznesmenit në Kamzë, ky është i “forti” i ‘Myslim Shyrit’ i arrestuar disa herë për një sërë krimesh (Foto+Emri)

Atentati me eksploziv në Kamëz / Policia jep detajet: Arrestohen tre persona

Kthesa e papritur e motit! Meteorologu tregon se çfarë na pret në javën e parë të marsit

Vrau qenin duke e tërhequr zvarrë me motor, e pëson keq burri në Lushnje

Babai i shtruar në spital ende nuk e di që i biri ka humbur jetën, mjekja rrëfen fjalët e fundit të 17-vjeçarit: O teta më falni…

Vettingu/ Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të prokurorit (EMRI)

Agron Gjekmarkaj zbulon se kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit: Nuk ka logjikë që...

Lufta ndaj COVID/ Ministria e Shëndetësisë jep lajmin e mirë
