Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Nga spektakël në tragjedi", Artan Fuga e thotë hapur: Kjo situatë po kalon çdo lloj telenovele

Postuar: 26/03/2019 - 21:22

Për pedagogun Artan Fuga, situata aktuale në Shqipëri nuk erdhi në mënyrë të menjëhershme, por si rrjedhojë e shumë faktorëve. Fuga foli edhe për Parlamentin, që sipas tij prej kohësh ishte kthyer në një vend ku bëhej spektakël, ndërsa tani është kthyer në tragjedi.
 
“Ai që ishte Kuvendi i Shqipërisë, në një farë mënyre truri i këtij sistemi nervor qendror me të tërë pjesët e veta, por që përmblidhej aty, tani është çarë në dy pjesë dhe ne kemi një dedublim të realitetit, të sjelljeve, të koncepteve mbi Shqipërinë. Ky dyfishim nuk ka ardhur në mënyrë të menjëhershme. Duke e parë nga jashtë Kuvendin e Shqipërisë, ka qenë një lloj spektakli, i cili kalonte çdo lloj telenovele.
 
Çdo të enjte ne shikonim këtë spektakël të centralizuar, ku deputetët që duhet të kontrollojnë qeverinë janë plateja ku qeveria jep shfaqe dhe është e njëjta strukturë e kohës së byrosë politike. Tashmë, e enjtja nga spektakël na është kthyer në tragjedi, në dramë. Jeta politike është ndarë në dysh”, u shpreh Fuga në A2 CNN.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/04/2019 - 23:52

ICTS Albania, kompania që është e kontraktuar nga Tirana International Airport (TIA) për sigurinë e aeroportit ka punonjës të paçertefikuar. Deklarata është bërë nga Shemsi Prençi në studion e emisionit Opinion.

Postuar: 22/04/2019 - 23:31

Admir Murataj u vra nga policia apo nga vetë grabitësit?

Postuar: 22/04/2019 - 23:25

Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se nesër priten reshje të dobëta dhe era do të fryjë e leht

Postuar: 22/04/2019 - 22:54

Një nga të arrestuarit e fundit për grabitjen e Rinasit ka luftuar në Afganistan.

Postuar: 22/04/2019 - 22:47

Debatet në studion e emisionit Opinion vijnë pas arrestimeve të fundit të autorëve të grabitjes s

Postuar: 22/04/2019 - 22:42

Ajo që dihet deri tani është se sipas raportimeve të bankave shuma e grabitur në 9 prill është rr

Postuar: 22/04/2019 - 21:26

Analizti Ervis Iljazaj i ftuar në emisionin “360 Gradë” në Ora News deklaroi se nëse