BREAKING NEWS

Më shumë të shëruar sesa raste të reja! Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Më shumë të shëruar sesa raste të reja! Ministria e
x

Aktualitet

Nga ‘Vejusha e zezë’ te Toto Rina! Befason Artan Hoxha, krahason politikanët më të njohur në Shqipëri me bosët më të mëdhenj të krimit në botë, ja rolin që i jep Ramës, Bashës, Metës dhe Monikës

Nga ‘Vejusha e zezë’ te Toto Rina! Befason Artan Hoxha,

Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha në intervistën e quajtur “Rock Politik” shprehet se Kryeministri Rama, është ai që ka mësuar bosat e krimit deri tek pastrimi i parave.

Duke u nisur nga kjo temë kaq delikate, Salsano dhe Paloma nxiten të krijojnë lojën e tyre të zakonshme, duke i propozuar Hoxhës politikanët më të njohur dhe ai duhet t’i krahasojë me bosat më të mëdhenj të krimit në botë.

Lulzim Basha – Basha ngjan si Don Paco Herrera, është ai që vishej e krihej bukur, por kishte ca probleme numerale.

Edi Rama – Rama është një tip që edhe qejfi ja ka, por edhe nuk ja mba… është fiks një nga vëllezërit Rodriguez, Gilberto Rodríguez Orejuela.

Sali Berisha – Berisha është fiks tipi i Toto Rina-s.

Ilir Meta – Meta është mes këtyre hiearkistëve të krimit botëror, ngjan me meksikanin Miguel Ángel Félix Gallardo që fillimisht kishte qenë polic, pastaj u bë bosi i krimit.

Monika Kryemadhi – Griselda Blanco, ‘Vejusha e Zezë’ sepse është njëlloj si ajo, ka të njëjtën etje, ego, aftësi, ja ka marrë partinë burrit dhe jam i sigurt që nuk do ta lëshojë më.