BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Nga vrasës në drejtues të grupit të drogës në Laprakë, kush është personi që u arrestua sot

Nga vrasës në drejtues të grupit të drogës në

Nga vrasës në drejtues të grupit të drogës në Laprakë, kush është personi që u arrestua sotHistoritë e tij të problemeve me ligjin datojnë që prej vitit 1995. Sot Policia e Tiranës njoftoi se ka goditur një grup të drogërave të forta të përbërë nga 3 persona. Në krye të këtij grupi, tvklan.al mëson se qëndron 45-vjeçari i quajtur Altin Koçi, i cili është arrestuar së bashku me dy persona të tjerë, A.D. 25 vjeç dhe 34-vjeçarja me iniciale F.C.

Por kush është Altin Koçi?

Saga e tij nis para viteve 2000. Në vitin 1995 kur ishte vetëm 21 vjeç, Koçi kreu vjedhje me pasojë vdekjen, ngjarje për të cilën u dënua me 15 vjet burgim. Në vitin 2008, ai u lirua nga qelia pasi përfundoi dënimin për vrasje.

Më 8 Qershor 2015, Altin Koçi është arrestuar përsëri nga uniformat blu. Forcat “Shqiponja” e kapën në flagrancë pranë ish-Ekspozitës në Tiranë. Koçi po udhëtonte me një motor me targa AL 037. Në çantë atij iu gjet një pistoletë TT. Në atë kohë, 45-vjeçari fillimisht u dyshua si vrasës me pagesë. Autoritetet kishin informacione se 45-vjeçari po qarkullonte me pistoletë dhe ndërhynë duke e arrestuar në flagrancë. Sipas të dhënave operative nga policia, mendohej se ai do të kryente ngjarje kriminale, si vrasje apo grabitje. Gjatë marrjes në pyetje nuk pranoi të bashkëpunonte për të dhënë informacione të vlefshme për këto dyshime të policisë. Në pamundësi për të provuar nëse ishte vrasës me pagesë, Policia e Tiranës referoi në Prokurori vetëm materialet për armëmbajtje pa leje. Ai u dënua me 2 vite burgim për këtë vepër penale, pasi dyshimet për përfshirje në ngjarje të tjera kriminale nuk u faktuan.

Së fundmi, më 15 Mars 2019 Altin Koçi u arrestua si pjesë e një grupi që shpërndante drogëra të forta në gjimnaze të kryeqytetit; në zonën e Laprakës, Unazë të Re dhe Rrugën e Durrësit. Gjatë operacionit të koduar “Lapraka”, 3 të arrestuave iu sekuestruan 51.2 gram heroinë, 47 doza heroine dhe 10.3 gram kokainë. /tvklan

Më të lexuarat