BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Nga vrasja për 650 € tek atentati, zbardhet e kaluara kriminale e 2 vëllezërve Kusi që ekzekutuan 26-vjeçarin në mes të Tiranës

Nga vrasja për 650 € tek atentati, zbardhet e kaluara kriminale e 2

Dy vëllezërit, Albano dhe Griseldo Kusi, të cilët vranë me plumb në kokë 26-vjeçarin Indrit Çelaj në vilën e tyre, rezultojnë emra të njohur për drejtësinë shqiptare. Të dy vëllezërit rezultojnë të përfshirë në ngjarje kriminale, si vrasje, plagosje dhe tentativë vrasjeje.

Kështu, Albano Kusi ka vrarë me armë zjarri shtetasin Shkëlqim Nozlli më 16 tetor 2010, ndërkohë që trupi i viktimës në atë kohë u gjet dy ditë më vonë, në Qafë Kërrabë. Nga hetimet e policisë, u zbulua se shkak i vrasjes ishte një borxh i papaguar mes viktimës dhe Kusit, si dhe pazaret për blerjen e dy pistoletave, në të cilën ishin përfshirë dhe dy punonjës policie.

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë, Albano Kusi u arrestua nga policia dhe më pas u la në burg nga gjykata, ndërsa u zbulua se e kishte vrarë Shkëlqim Nozllin për borxhin 650 euro. Sipas Kusit, këto para viktima ia kishte kthyer e më pas ia kishte kërkuar sërish. Viktima Nozlli u kishte premtuar dy punonjësve të policisë shitjen e dy pistoletave nga 1 mijë euro secila.

Sipas vendimit të masës së sigurisë ditën e ngjarjes, Nozlli ka takuar policët. “Pasi u ka treguar njërën nga pistoletat ai u ka marrë atyre shumën e 1750 eurove. Më pas u ka thënë se do të takonte kushëririn e tij Kusin për të marrë pistoletën tjetër. Sipas hetimeve, Nozlli ka takuar Kusin dhe me anë të një taksie kanë udhëtuar drejt Qafë-Kërrabës, ku pas dy ditësh Nozlli u gjend i vdekur. Gjatë deklarimeve në polici, Kusi ka pranuar se ka qenë ai autor i vrasjes së Nozllit, të cilin pretendon se e kishte të afërt.

Ditën e ngjarjes ata janë takuar së bashku dhe kanë shkuar në Kërrabë, pasi viktima i ka thënë Kusit se atje do të gjente shumën e parave për t’ia kthyer. Gjatë rrugës, Kusi pretendonte se viktima ia ka dhënë paratë. Më pas, kur kanë arritur në Kërrabë viktima i ka marrë Albanos një pistoletë që ky i fundit e mbante pa leje për shkak të hasmërive që kishte fisi i tij dhe nën kërcënimin e pistoletës viktima ka kërkuar t’i marrë sërish paratë e dhëna disa çaste më parë. Në përleshje Albano Kusi pretendonte se arma është shkrehur pa dashje dhe Nozlli ka rënë përtokë i vdekur, thuhej në vendimin e masës së sigurisë.

Nga ana tjetër, edhe vëllai i Albanos, Griseldo Kusi, rezulton i përfshirë në ngjarje kriminale. Në vitin 2011, ai është arrestuar nga policia, pasi ka tentuar të vrasë shtetasin Maksut Hysi, në fshatin Mnik të Tiranës. Ndërkohë, një vit më vonë, më 2012, ai ka tentuar të vrasë një tjetër person. Bëhet fjalë për një 26-vjeçar, të cilin e ka qëlluar me katër plumba, por që fatmirësisht vetëm njëri e ka kapur në shpatull, duke i shpëtuar kështu atentatit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:30 të natës, kur i riu po kthehej në shtëpi me makinën e tij tip “Benz” me targë TR 3582 S. S.

Më të lexuarat