BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Nga vrasja e ish-efektivit të FNSH te konflikti me familjen Reçi, Klodiana Lala zbulon pistat që po heton policia: Viktimat ishin nisur nga Rinasi, dyshohet se Brilant Martinaj u nxor në pritë

Nga vrasja e ish-efektivit të FNSH te konflikti me familjen Reçi,

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja nga masakra me tre të vrarë në Fushë-Krujë, ku dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë Brilant Martinaj, kushëriri i parë i Ervis Martinajt.

Mësohet se nuk ka pasur shkëmbim zjarri midis autorëve dhe viktimave, ndërsa këta të fundit janë nisur nga Rinasi për të udhëtuar drejt zonës së Fushëkuqes në Lezhë, ku edhe banojnë.

Lala duke iu referuar burimeve nga policia ka hedhur poshtë pistën e zjarrvënies nga ana e autorëve të automjetit të 3 viktimave, pasi “Passat-i” është shkrumbuar pas shpërthimit të sarbratorit nga intensiteti i lartë i breshërisë së plumbave.

Automjeti i autorëve i ka prerë rrugën mjetit ku ndodhej Martinaj dhe më pas dy qitës kanë qëlluar mbi ta, ndërsa arma e tretë e gjetur në makinën e djegur nuk është përdorur. Sa i përket Besmir Hoxhës, ai po drejtonte mjetin ndërsa Martinaj gjendej në vendin e parë të pasagjerit. Arbër Hoxha konsiderohej si një prej miqve më të mirë të Brilant Martinaj, i cili nuk lëvizte asnjëherë i vetëm por vetëm me njerëz të njohur.

Në sediljet e pasme ka qenë i ulur Diklen Vataj, një person i skeduar në vitin 2017 për shitje të kokainës dhe që tentoi t’i shpëtonte atentatit duke dalë nga mjeti, por autorët u nuk e lanë të gjallë pasi iu afruan dhe qëlluan disa herë mbi të.

Rezulton se Diklen Vata është fqinj i Brilant Martinaj dhe kohëve të fundit, ai e kishte pajtuar dhe e paguante si bodigard dhe lëvizte vetëm në shoqërinë e tij. Ai merrej me sigurinë fizike të Martinajt.

Të gjitha dyshimet e Policisë së Shtetit thonë se ishte shënjestër e masakrës Brilant Martinaj. Ai u largua drejt Kosovës pas vrasjes së Xhulio Prelës dhe pas dy vite e gjysmë Gjykata e Lezhës ia hoqi barrën e dyshimeve për ekzekutimin e ish-efektivit të FNSH-së. Ai gjithashtu është personazhi kryesor që dyshohet se ka ekzekutuar Xhelal Reçin, me djemtë e të cilit familja Martinaj ishte në konflikte të forta, duke përfshirë edhe kushëririn e parë të 22-vjeçarit, të mirënjohurin Ervis Martinaj që ka pasur konflikte me ish-efektivin e policisë të vrarë në Laç.

Sipas gazetares Klodiana Lala, kjo ngjarje kërkon një hetim të thelluar, pasi pistat janë larje hesapesh mes grupeve kriminale. Ndërkohë, duhet theksuar se Endrit Dokle, personi për të cilin Ervis Martinaj pagoi Nuredin Dumanin që ta ekzekutonte, ka lidhje miqësie me familjen e Xhelal Reçit të vrarë në Laç.

Pjesëtarët e familjes Martinaj janë pyetur lidhur me ngjarjen ku u vra Xhelal Reçi, ndërsa Brilant Martinaj dhe Ervis Martinaj kanë llogari të hapura edhe me klanin Duka.

Dyshohet se masakra e sotme është kryer për larje hesapesh pas përfshirje në trafikun e drogës, por aktive mbetet edhe pista e gjakmarrjes. Deri në këto momente është arritur të pikaset lëvizja e automjetit të viktimave që janë nisur nga Rinasi. Sa i përket makinës së ekzekutorëve janë shumë të pakta informacionet që ka policia për lëvizjet e tyre.

Ka pasur dëshmitarë të shumtë në vendngjarje që janë marrë në pyetje. Dyshohet se autorët kanë pasur informacion për lëvizjet e Brilant Martinaj, por policia i ka gjetur telefonat e tre viktimave që mund të hidhnin dritë mbi ngjarjen të shkrumbuar.

Pavarësisht kësaj do të tentohet të zbulohen detaje nga tabulatet telefonike për të mësuar se kush kanë qenë personat e fundit me të cilët ka komunikuar Martinaj dhe nëse e ka tradhtuar dikush për ta nxjerrë në pritë.

Ndërkohë në zonën e Larushkut ka pasur një automjet tjetër që i ka marrë autorët e ngjarjes për t’u larguar prej andej. Ka qenë tepër i lartë intensiteti i sulmit saqë policia nuk ka patuar mundësin t’i mbledhë të gjitha për t’i pasur në procesverbalin e saj.

 

Më të lexuarat