BREAKING NEWS

Pse po përgjohej ‘Tualanti’? Gazetari Basir Çollaku plas dokumentet ‘bombë’: Del vendimi i gjykatës dhe urdhri për asgjësimin e CD-ve

Pse po përgjohej ‘Tualanti’? Gazetari Basir Çollaku
x
BREAKING NEWS

Tensionohet situata në veri të Kosovës, plagoset efektivi i policisë në Mitrovicë

Tensionohet situata në veri të Kosovës, plagoset efektivi i
x
BREAKING NEWS

Bonusi i Vitit të ri, nis shpërndarja për pensionistët, kreu i ISSH del me njoftimin e rëndësishëm

Bonusi i Vitit të ri, nis shpërndarja për pensionistët, kreu
x
BREAKING NEWS

Nga Milano e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e Zotos udhëtimet e Arben Ahmetajt: 1600 euro për dy netë

Nga Milano e deri në Bukuresht, si u paguan me kartën e Zotos
x
BREAKING NEWS

Ulen çmimet! Vendimi i fundit nga Bordi i Transparencës, ja sa do shiten nafta, benzina e gazi

Ulen çmimet! Vendimi i fundit nga Bordi i Transparencës, ja sa do
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Nazarko plas deklaratën 'bombë': Skenar i shërbimeve sekrete të vendeve armiqësore

Sulmi ndaj Berishës, Nazarko plas deklaratën 'bombë':
x
BREAKING NEWS

Shkojnë në pikiatë/ Euro zhvlerësim historik ndaj lekut. Nafta rrënon dollarin në tregjet ndërkombëtare

Shkojnë në pikiatë/ Euro zhvlerësim historik ndaj lekut.
x
BREAKING NEWS

Alarm për bombë tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Tiranë, panik tek punonjësit e zyrave

Alarm për bombë tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në
x

Aktualitet

Ngjarja e rëndë në Librazhd/ Pastori Akil Pano: Dhuna e ushtruar ndaj nuses e pajustifikueshme, por një tjetër elementi të rëndësishëm nuk...

Ngjarja e rëndë në Librazhd/ Pastori Akil Pano: Dhuna e ushtruar

Pastori Akil Pano, ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open’ për ngjarjen e rëndë, ku nusja në Librazhd u kap nga vjehrrit e saj duke tradhtuar bashkëshortin, në dhomën e tyre.

shprehet se dhuna që i është ushtruar nuses nga familjarët e bashkëshorti të saj është e pajustifikueshme, por shton se nuk po i vendoset theksi shumë një tjetër elementi të rëndësishëm sipas tij, nderit.

“Dhuna që ka përjetuar është si rrallë herë e bërë publike në vendin tonë, dhunë e cila na karakterizon, se duket sikur këtë dhunë që e mbartim përmes dekadave. Trajektorja e kësaj ‘komete’ para shpërthimit, është e gjatë, s’mund të mos prekim emigracionin, divorcet mes çifteve në emigracion rezultojnë më të larta, për shkak të zhvendosjeve të qëllimeve dhe vlerës.

Është e pajustifikueshme dhuna që është ushtruar kësaj vajze dhe që është bërë publike, që lidhet me linçimin.

Por nuk përmendet një element që është i rëndësishëm për një pjesë të mirë të qytetarëve, që është çështja e nderit, pra, çfarë pashë në fenomenin e komunikimit publik nga komentuesit në rrjetet sociale, ditën e parë kishte valë komentesh negative ndaj vajzës, ditën e dytë dhe të tretë, shikoj që një pjesë filluan ta justifikonin aktin duke thënë se kemi të bëjmë me një martesë të pakonsumuar… martesa e konsumuar lidhet me aktin seksual, nëse akti ka ndodhur një herë, martesa është konsumuar.

Unë do thoja që gjithçka që lidhet me këtë ngjarje është shumë e rëndë, por tradhtia është shumë e rëndë, nuk justifikon dhunën, sepse në fund të ditës dikush që shkel kurorën mund të ndahet, por për aq sa po diskutojmë nga ky panel, përpiqemi të hyjmë në botën e një grupi i individësh që jetojnë me kode dhe çështje që vijojnë t’i konsiderojnë me shumë vlerë, fakti që nuk është trajtuar elementi i nderit me bën pak të mendoj se mbase si shoqëri nuk e po e vlerësojmë aq sa duhet, nuk po flas për nderin që gjejmë në romane, por për nderin në raportet praktike, tradhtinë”, u shpreh pastori.