BREAKING NEWS

“Ky është problem”, Artan Hoxha zbardh detaje nga videoja ‘bombë’ që disponon për zyrtarin e lartë: E kanë kapur 'mat' duke...

x

Aktualitet

Ngjarja që shokoi opinionin publik/ Vrau të bijën se doli natën me shoqet, zbulohet e shkuara e errët e babait të vajzës që kreu krimin makabër

Petrit Leka është shqiptari i cili akuzohet se në muajin korrik të këtij viti qëlloi me thikë dhe la të vdekur të bijën 20-vjeçare, Sabrina Leka. Ngjarja e rëndë ndodhi në Australi, ku familja Leka jetonte prej vitesh.

Sabrina përshkruhej si një vajzë e mbarë, studente shumë e mirë me mësime dhe mjaft bukuroshe. Fillimisht dyshohet se arsyeja e kësaj vepre makabre nga i ati, ka qenë fakti që vajza ka dalë natën vonë me shoqet e saj.

Këtë gjë Petriti nuk e ka pranuar dhe pasi ka debatuar me të bijën 20-vjeçare, e ka qëlluar atë me thikë. Pas kësaj ngjarjeje ai ka rënë në gjendje shoku, ndërsa të ëmës dhe të vëllait të viktimës i është dashur të përballen me realitetin e hidhur.

Burri më tej është shtruar në një spital psikiatrik, ku do të mbahet nën kontroll nga mjekët, edhe pse është shpallur fajtor për vrasjen e të bijës.

Por, si të mos mjaftonte kjo, mediat australiane shkruajnë se Petriti ka pasur një të shkuarë të errët.

Sipas “Adelaide Now”, ai i ishte burgosur për trafik heroine dy dekada më parë. Po ashtu, Lekaj kishte një seri dënimesh për krime droge.