BREAKING NEWS

“Jam e tmerruar”, ministrja Manastirliu publikon foton e Bashës dhe lëshon paralajmërimin e frikshëm për COVID-19: Kostoja mund të bëhet marramendëse!

“Jam e tmerruar”, ministrja Manastirliu publikon foton e Bashës
x

Aktualitet

Ngjarja që tronditi Kavajën këtë mëngjes/ “Do të ta nxij jetën”, zbardhen mesazhet më të shpeshta që viktima i dërgonte Marsida Qatjës, si e përndiqte dhe e shkuara e tij kriminale

Ngjarja që tronditi Kavajën këtë mëngjes/ “Do

Ngjarja e rëndë që ndodh sot në Kavajë ka tronditur opinionin publiku, teksa raportohen detaje të reja. Mësohet se e reja Marsida Qatja. ka pasur një marrëdhënie me viktimën Dritan Haxholli, shkëputjen e të cilës nuk e kishte pritur aspak mirë ky i fundit që më pas kërcënonte dhe e përndiqte shtetasem M.Q.

“Do të ta nxij jetën”, ky ka qenë një nga mesazhet më të shpeshta të Haxhollit, i cili njihej si person problematik, dhe kishte bërë burg edhe në shtetin grek.

Kjo situatë kërcënimesh është përsëritur dhe mbrëmë, para mesnate ku e reja është detyruar që ta thërresë në banesë Haxhollin me pretendimin për t’u sqaruar, dhe nga ana tjetër kishte kërkuar ndihmën e efektivit të policisë Bledar Toçi, i cili kishte mbërritur në shtëpinë e saj së bashku me armën e shërbimit. Fillimisht u raportua se M.Q dhe Toçi kishin një raport mes tyre, po kjo mbetet ende e pakonfirmuar.

Haxholli dhe Toçi kanë qenë të dy të pajisur me armë, dhe kjo ka bërë që sherri mes të degjenerojë në përdorimin e tyre, ku i pari mbeti i vdekur në vend, ndërsa punonjësi i policisë u transportua në spitalin e Traumës, ku tashmë raportohet që të ketë kaluar rrezikun për jetën.

Më të lexuarat