BREAKING NEWS

Kryebashkiaku Erion Veliaj zbulon për herë të parë pse u anulua takimi me kryeministrin Albin Kurti

Kryebashkiaku Erion Veliaj zbulon për herë të parë pse u
x

Aktualitet

Ngjarja tragjike në Bulqizë, policia zbardh detajet: Humb jetën nëna dhe dy fëmijët, dyshohet se...

Ngjarja tragjike në Bulqizë, policia zbardh detajet: Humb jetën

Një ngjarje tragjike ndodhi vetëm pak minuta më parë në Ostren të Bulqizës, kur 3 persona humbën jetën dhe një tjetër është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Informacioni konfirmohet nga policia lokale, që bën me dije se një grua 40 vjeçe dhe dy fëmijët e saj dyshohet se kanë ndërruar jetë si pasojë e helmimit nga një bombol gazi.

“Në Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R.T, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali), që dyshohet se janë helmuar nga bombola e gazit. Në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjesëtar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes”, njoftoi policia.