BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x
BREAKING NEWS

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta hedhë në erë Evropën, Dodik kërkon të instalojë në Ballkan skemën që po përdor Vladimir Putini në Ukrainë

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta
x
BREAKING NEWS

Shpërthimet në gazsellës alarmojnë NATO, blindohet Norvegjia me trupa ushtarake

Shpërthimet në gazsellës alarmojnë NATO, blindohet Norvegjia
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e vështira për Serbinë, nis plani gjerman për të ndryshuar politikën me “dy karrige” të Vuçiçit, këshilltari i Scholz “zbarkon” në rajon, del jashtë loje dhe “Ballkani i Hapur”

Fillojnë ditët e vështira për Serbinë, nis plani
x
BREAKING NEWS

Putin mund të sulmojë kabllot nënujore të internetit, ja pika ku mund të shpërthejë “Lufta e Tretë Botërore” që do të përfshijë Rusinë dhe NATO

Putin mund të sulmojë kabllot nënujore të internetit, ja
x
BREAKING NEWS

Bota nën alarm, Putin hap rrugën për përdorimin e armëve bërthamore, shpall zyrtarisht aneksimin e 4 rajoneve të pavarura të Ukrainës, SHBA e paralajmëron për pasoja katastrofike

Bota nën alarm, Putin hap rrugën për përdorimin e
x
BREAKING NEWS

Henry Kissinger: Putin ka humbur, ne e mundim dhe në luftën bërthamore, ja si duhet të kundërpërgjigjet NATO

Henry Kissinger: Putin  ka humbur, ne e mundim dhe në luftën
x

Aktualitet

Ngjarja tragjike në Himarë/ Lubonja: E rëndë, meriton protesta, ja çfarë duhet të bëjë opozita që të tërheqë sa më shumë njerëz

Ngjarja tragjike në Himarë/ Lubonja: E rëndë, meriton

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar ditën e sotme në një emision televiziv, ngjarjen tragjike të ndodhur në Himarë, ku humbi jetën 7-vjeçarja si pasojë e përplasjes nga një skaf.

Lubonja tha se ngjarja është e rëndë dhe i gjithë konteksti i saj sjell dhe përgjegjësinë e qeverisë që meriton protesta. Sipas tij, protestat janë të domosdoshme, por tha se opozita duhet të ndryshojë taktikë për të tërhequr sa më shumë njerëz.

“Do të thosha që ngjarja është e rëndë duke e parë në gjithë kontekstin, jo duke e parë thjesht që një individ bëri një aksident. Kur them gjithë kontekstin, kam parasysh që individi ishte njeri i veshur me pushtet, që njihte ligjet, shef policie, sipas të dhënave akoma dhe më keq ka pasur ca rekorde kriminale, që rekrutohen në polici, që pastaj bëhen pjesëtarë në grabitjen e votës, zgjerohet gjëja, nga një aksident, ndërkohë që kjo gomonia e fuqishme etj, e rëndon situatën dhe e bën që përgjegjësia që ka qeveria të jetë vërtetë e tillë që të meritojë protesta”, tha Lubonja.

I pyetur nëse duhet të kishte pasur shkarkim, apo dorëheqje të ministrave përkatës, ai u shpreh se varësisht nga ajo cili është konteksti që e shikojmë, mund të shkonte nga përgjegjësia individuale dhe asgjë më tej deri në përgjegjësi të mëdha që kapin ministritë.

“Sa e ngarkuar është atmosfera me këtë arrogancë, me këtë abuzim me pushtetin? Mund ta jepte dhe vetë dorëheqjen ministri pa qenë i shtyrë nga protesta, problemi që kemi ne është i tillë që maxhoranca që kemi ne ka vendosur se deri ku është kufiri, e vendos ajo kufirin, aq sa e mat unë, përtej të tjerave nuk ka ça më duhet çfarë thua ti.

Maxhoranca, Edi Rama në krye të saj ka ndjekur një slogan që është i përsëritur tashmë që është ‘qentë le të lehin, karvani shkon përpara’. Këtu ngatërrohet puna. Në qoftë se ti e konsideron shoqërinë civile si qen që lehin, gazetarët si kazan që lehin, opozitën, ku është kufiri. Në këtë kontekst kështu siç jemi çfarë duhet të bëjë opozita dhe shoqëria civile?”, pyet Lubonja.

Por a duhet të përfshihej politika në këtë protestë?

“Unë jam i mendimit që këtu s’ka nevojë për teatër se ne këtu jemi gjithë kohës. Ne e dimë shumë mirë që në qoftë se atje do ketë shumë nejrëz, do jenë shumica njerëzit e opozitës, e cila ka marrë përsipër që të marrë pjesë në këtë. Sigurisht ka dhe një shoqëri civile. Por unë jam kundër tezës që nuk duhet politizuar që e përdor shoqëria civile. Çdo gjë është politike. Është sterile të thuash unë nuk i dua. Sigurisht opozita ka një handikap, njerëzit mendojnë po mirë pse duhet të luftojmë ne, që të vijnë këta në pushtet dhe pastaj të fortët e këtyre të bëjnë prapë me skafe atë që bëjnë këta të fortët e Edi Ramës, ka një pjesë që e mendon kështu.

Personalisht jam për atë që është më mirë të ketë rotacion dialektik e të kundërtave se një pushtet që bëhet absolut, duke qenë i gjithëpushtetshëm për një kohë të gjatë. Unë kam qenë për rotacion me gjithë problemet që ka opozita. Shoqëria civile që mendohet jo politike në kuptimin parti politike duhet të bëje dhe ajo politikat e veta duke mbështetur njëherë njërën, njëherë tjetrën. Kjo është real politika. Duhet të kishte transparencë në këtë drejtim”, u shpreh analisti.

Ai tha se ajo që më shqetëson në këtë histori janë këto ultimatumet. “Jo se nuk duhet të japin dorëheqjen këta, por problemi është se ai ka parullën qentë le të lehin karvani shkon përpara. Pra ju vazhdoni lehni se unë do vazhdoj punën time, mos prisni t’i bindem lehjeve tuaja.

Atëherë pas 72 orësh çfarë do bësh ti? Ultimatumi është një gjë që shpall luftën pas afatit? Cila është lufta, ku do shkojmë, apo do tërhiqesh. Në këtë aspekt taktika që përdor opozita më duket pak e vjetruar.

Përndryshe nëse nuk zbatohet ultimatumi, duhet të hapësh luftën. Ky e ka treguar që nuk frikësohet sepse i ka kapur të gjitha institucionet, ka dhe mbështetjen ndërkombëtare amerikane. Ti tani ose do hapësh luftë, ose do ndryshosh taktikë. Në këto kushte ku jemi taktika duhet të jetë që sa më shumë të sensibilizohen njerëzit nga një punë e gjatë, jo me goditje të përqendruar. A ka mundësi ti të krijosh një valë njerëzish të pakënaqur që mbushet Tirana plot dhe të detyron të ikësh dhe jo një aksion që vijnë ca nga veriu, ca nga jugu, ca këtej, bëjnë një goditje, që publikohet, sigurisht që duhet dëgjuar, por duke parasysh se me cilin ke të bësh duhet menduar ndryshe”, u shpreh Lubonja.

Ai tha se ngjarja e fundit është thjesht një simptomë e sëmundjes që ka kapur gjithë trupin. “Ka shumë të tilla ngjarje që kanë ndodhur, ndodhin paralelisht dhe që flasin për një sëmundje që e kemi. Në këtë kuptim ajo që duhet të synohet është lufta ndaj sëmundjes, ka të bëjë me gjithë sistemin që është ngritur. Strategjia ndaj kësaj sëmundjeje është komplekse.

Gjithë këto vrasje që po ndodhin në Shqipëri, djem të rinj janë këta. Pse u bënë kriminelë këta, djem të rinj ishin. Çfarë arsimi kemi ngritur, çfarë i kemi edukuar kësaj rinie”, u shpreh ai.

A janë premtuese protestat e paralajmëruara nga opozita në shtator? Sipas Lubonjës ato janë të domosdoshme.

“Protestat padyshim sepse me drejtësi ti nuk arrin dot se në një shtet demokratik nuk ka nevojë për protesta. Ka ngjarje vepron drejtësia, nxjerr përgjegjësit, i arreston, bie qeveria vetvetiu, ka opinion publik, kështu që protestat janë padyshim të domosdoshme. Përtej protestave ngelet mosbindja civile, veprimet e dhunshme. E para mendoj që edhe sikur të mendosh se nuk janë të suksesshme ato duhet të ndodhin sepse tregon që ka akoma rezistencë. Pastaj që të jenë të suksesshme, duhet ndryshimi i taktikave, të tërheqin sa më shumë njerëz. Sa mundet që nga protesta në nivele militantësh dhe njerëzish të dëmtuar direkt, të bëhen protesta ku të bashkohet një shumicë e madhe me shpresën se i duhet dhënë fund një situatë të tillë dhe duhet krijuar një gjë tjetër. Kjo kërkon një Shqipëri tjetër, duhet të dalë Shqipëria nga kjo rrugë ku ka hyrë.

Të krijohet një shpresë, ose njëkohësisht në qoftë se rritet pakënaqësia, vjen një pikë ku do mbështetesh tek i fundit vetëm të shfrysh dufin, se ndonjëherë protestat dhe rotacionet vijnë dhe si ndëshkim, jo si shpresë.

Rama ka punuar shumë, një nga punët më të suksesshme dhe shumë të dëmshme për Shqipërinë është korruptimi i sa më shumë njerëzve. Janë futur në interesa njerëzit. Ka ndërtuar shtetin që ka kapur me oligarkët, me administratën, është një masë e madhe që thotë unë dua të rri këtu se këtu po ha.

Këtu është punuar keq në kuptimin që unë do i marr të gjithë, një e fut në administratë, shkollat i kam të miat. Është bërë sistemi i tillë, është bërë parti shtet. Ky ka ndërtuar një rrjet interesash të tillë që këta duhen llogaritur për forcë”, tha Lubonja.

 

Më të lexuarat