BREAKING NEWS

Gjykata pushon dosjen e CEZ, Taulant Balla bën lëvizjen e menjëhershme dhe del me deklaratën ‘bombë’: I akuzuari kryesor është Sali Berisha. Ja çfarë fshihet pas vendimit

Gjykata pushon dosjen e CEZ, Taulant Balla bën lëvizjen e
x

Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Durrës/ 39-vjeçari e goditi dhe rrëzoi në tokë, ndërron jetë në spital i moshuari (DETAJE)

Ngjarje e rëndë në Durrës/ 39-vjeçari e goditi dhe

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës. Një burrë 39 vjeç ka goditur një 80-vjeçar dhe për rrjedhojë ky i fundit ka ndërruar jetë.

I moshuari është dërguar në Tiranë për mjekim të specializuar, mirëpo nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Policia shpall në kërkim një shtetas për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”

Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A.Z., 39 vjeç, banues në lagjen Nr.13 Durrës.

Ai u shpall në kërkim pasi më datë 20.07.2019, pas një konflikti të çastit ka goditur (shtyrë) shtetasin Z.K.,80 vjeç, banues në në lagjen Nr.2 Durrës , për pasojë është rrëzuar në tokë dhe ka dëmtuar kokën.

Ai u transportua në Spitalin e Traumës, Tiranë dhe ditën e sotme ka ndërruar jetë. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Veprimet hetimore janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.