BREAKING NEWS

Bilanci ditor i Covid-19 në vend/ Ministria del me reagim zyrtar: Ja sa është numri i të infektuarve në 24 orë

Bilanci ditor i Covid-19 në vend/ Ministria del me reagim zyrtar: Ja sa
x

Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Durrës, makina përplas 6-vjeçarin, dërgohet me urgjencë në spital

Ngjarje e rëndë në Durrës, makina përplas

Mësohet se një makinë ka përplasur një fëmijë të moshës 6 vjeç në qytetin e Durrësit, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.

Ai është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Fatmirësisht, fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e këtij aksidenti.

Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariatin e Durrësit.

Informacion paraprak nga policia:

Më datë 09.07.2020, rreth orës 19:00, në lagjen nr.17, Durrës, një mjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin e mitur A.B., rreth 6 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më të lexuarat