Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ngjarje e rëndë në Kavajë/ Sherri në furrën e bukës, qëllohet me armë 60-vjeçari (EMRI)

Postuar: 15/03/2019 - 08:18

Ka degjeneruar në përdorimin e armës një konflikt mes dy personave.

Policia bën me dije se ka vënë në pranga autorin e plagosjes me armë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Kavajë, kur një26 vjeçar qëlloi me arme gjahu një 60 vjeçar, Esat Kotorrin.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Kavajës në ambientet e një furre buke. “Për shkak të një konflikti pronësie S. T., 26 vjeç, banues në Kavajë ka plagosur me armë gjahu pronarin e furrës, shtetasin E. K., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor”- njofton policia.

Njoftimi

Shërbimet e Policisë Kavajë, identifikuan, kapën dhe arrestuan në kohë rekord shtetasin:

S. T., 26 vjeç, banues në Kavajë

Ky shtetas rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Kavajës në ambientet e një furre buke, për shkak të një konflikti pronësie ka plagosur me armë gjahu pronarin e furrës, shtetasin E. K., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit S. T., për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 20:00

Guardia di Finanza në Romë, ka kryer një operacion të gjerë kundër një organizate të dedikuar në trafikun e drogës me bazë operacionale në Capitale.

Postuar: 21/05/2019 - 19:17

Një 33-vjeçar nga fshati Katund Sukth në Durrës, është arrestuar pasi rezultonte i shpallur në kë

Postuar: 21/05/2019 - 18:07

Një shtetas rus i përfshirë në krime të shumta dyshohet se fshihet në Shqipëri.Lajmin e bën të di

Postuar: 21/05/2019 - 17:41

Mbrëmjen e djeshme policia italiane në rajonin e Regina Pacis, vuri në pranga një shtetas shqipta

Postuar: 21/05/2019 - 17:15

Protestat e opozitës janë bërë shkak që shumë agjenci turistike të anulojnë prenotimet për të kal

Postuar: 21/05/2019 - 17:06

Mos dekretimi i Gent Cakajt në postin e Ministrit të Jashtëm, ka shkaktuar përpara disa muajsh nj

Postuar: 21/05/2019 - 16:34

 Policia e Durrësit në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë vënë në pranga 2 persona të shpal