BREAKING NEWS

Dosja e Adriatik Llallës, batërdi me pasurinë para largimit si Kryeprokuror dhe shtim dyshimesh për kërkesë azili në Gjermani

Dosja e Adriatik Llallës, batërdi me pasurinë para largimit si
x

Aktualitet

Ngjarje e rëndë/ Një tjetër pacient hidhet nga lartësia e spitalit 'Shefqet Ndroqi' në Tiranë, policia jep detajet e para

Ngjarje e rëndë/ Një tjetër pacient hidhet nga lartësia

Policia e Shtetit njofton se një tjetër pacient është hedhur nga lartësia e një spitali pak pas mesnate duke gjetur vdekjen.

Viktima është shtetasi L.S.,60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë menjëherë si pasojë e plagëve të marra.

Mësohet se pacienti është hedhur nga lartësia e spitalit 'Shefqet Ndroqi'.

Ky është rasti i 5 brenda pak muajsh që pacientë që janë duke marrë trajtim në spital hidhen nga katet e larta të tij.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 30.11.2020, rreth orës 00:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi L.S.,60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më të lexuarat