BREAKING NEWS

Klodiana Lala jep detaje nga shpërthimi me tritol në banesën e Armand Dukës: Një luftë e hapur me Veliajn

Klodiana Lala jep detaje nga shpërthimi me tritol në banesën e
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës, vjen reagimi i parë nga Basha

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës, vjen reagimi i
x
BREAKING NEWS

Shtëpisë së Armando Dukës i vihet tritoli, Erion Veliaj: Lëri këto filma tani

Shtëpisë së Armando Dukës i vihet tritoli, Erion Veliaj:
x
BREAKING NEWS

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armando Dukës

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armando Dukës
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta plas deklaratën e fortë, zbulon problemin e madh që ka me ligjin Lulzim Basha: Kjo është arsyeja që ai sot i mban ison “Gruas se Bilalit”

Ilir Meta plas deklaratën e fortë, zbulon problemin e madh që ka
x
BREAKING NEWS

U bë president nga socialistët, a është penduar Ilir Meta? Ja si përgjigjet Presidenti

U bë president nga socialistët, a është penduar Ilir Meta?
x
BREAKING NEWS

Përplasja me politikën, sulmohet faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit

Përplasja me politikën, sulmohet faqja zyrtare e Federatës
x
BREAKING NEWS

Veliaj kërcënon Dukën me SPAK? Reagon për herë të parë Arben Kraja

Veliaj kërcënon Dukën me SPAK? Reagon për herë të
x

Aktualitet

Ngjarje horror! Pinë kokainë deri në 2 të mëngjesit, shqiptari godet me thikë 62 herë rumunin rrugëve të Anglisë

Ngjarje horror! Pinë kokainë deri në 2 të mëngjesit,

Një baba i tre fëmijëve është masakruar me thikë nga një shqiptar në Birmingham të Anglisë. Viktima, Marian Savu 43-vjeç nga Rumania raportohet se u ndoq nga shqiptari dhe më pas u godit me thikë 62 herë në mes të rrugës.

Marian Savu, thuhet se u vra me thikë nga Erlin Hasa, 35 vjeç, një shtetas shqiptar, pas një feste që u zhvillua në një shtëpi të Perry Barr në Birmingham, Angli. Ndërsa Savu vrapoi jashtë vendit për t’ju shmangur sulmuesit, Hasa e ndoqi atë duke mbajtur një thikë të madhe dhe filloi ta godiste vazhdimisht viktimën, raportoi Birmingham Mail .

Ditën e incidentit, Hasa dhe Savu po festonin me disa burra të tjerë në një apartament në katin e parë në Perry Barr. Disa orë më vonë, rreth orës 2 të mëngjesit, dyshja raportohet se kanë pirë kokainë me një burrë tjetër. Pak më vonë, ndërsa viktima ishte ulur dhe lexonte mesazhet e gruas së tij në telefonin e tij, Hasa ka nxjerrë një thikë, i ka vendosur krahun Savu-së në qafë dhe dyshohet se e ka zhytur tehun e thikës në trupin e viktimës nga një distancë e afërt.

Savu u befasua plotësisht nga sulmi dhe nuk ishte në gjendje të mbrohej. Hasa më pas vazhdoi duke i futur vazhdimisht thikën në qafë dhe në trup viktimës.

Burrat e tjerë që po festonin në banesë u larguan nga vendi i ngjarjes pasi panë se po ndodhte sulmi brutal.

Ngjarje horror! Pinë kokainë deri në 2 të mëngjesit,

Savu i shmangu në një farë mënyre sulmet pasuese, doli me vrap nga apartamenti Perry Villa Drive dhe vrapoi drejt një kryqëzimi. Megjithatë, i akuzuari arriti ta ndiqte dhe vazhdoi ta godiste me thikë edhe pasi Savu ishte rrëzuar në tokë. Hasa thuhet se e sulmoi atë edhe teksa po jepte frymën e fundit. Viktima thuhet se vdiq pasi u mbyt nga gjaku i tij pasi thika i kishte prerë venat në qafë.

Pasi vrau Savu-n, Hasa u kthye në banesë për të larë gjakun nga rrobat e tij. Ndërkohë, dëshmitarët thirrën shërbimet e urgjencës pasi panë para syve të tyre duke u vrarë një burrë.

Oficerët e policisë ndoqën gjurmët e gjakut në Perry Villa Drive, ku Hasa i çorientuar, i zhytur në gjak, thuhet se iu hapi derën. Hasa është dërguar në mbajtje dhe akuzohet për vrasje.