BREAKING NEWS

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund "makthi" rus, Von der Leyen jep lajmin fantastik

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund
x
BREAKING NEWS

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë zbulon se çfarë po ndodh në vend

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë
x
BREAKING NEWS

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin paralajmërimin, zbulojnë planet e Putinit për Ballkanin

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet
x
BREAKING NEWS

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha “syri” i Moskës në Tiranë, ja kush është oligarku rus që ka shpërndarë para në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me kreun e “Foltores”

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x
BREAKING NEWS

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta hedhë në erë Evropën, Dodik kërkon të instalojë në Ballkan skemën që po përdor Vladimir Putini në Ukrainë

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta
x

Aktualitet

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe vështirësi të madhe policinë”, Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga humbja e kontakteve me Martinajn: Ja cilat janë tre zonat që po hetohen

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja në lidhje me hetimet për gjetjen e Ervis Martinajt.

Lala thotë se megjithëse policia edhe pse është duke hetuar fortë për pistën e një inskenimi të mundshëm nuk përjashton as faktin se mund të gjendet përpara një ngjarjeje kriminale.

“Duke qenë se është një ngjarje e një natyre të rrallë, për faktin se është hera e parë në Shqipëri që pranë autoritetet policore familjarët deklarojnë humbjen e kontakteve me një person në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda kriminale, deri tani është duke diskutuar për mënyrën se si do ta regjistrojë këtë ngjarje.

Janë një numër i madh oficerësh të policisë të angazhuar për këtë çështje.

Janë duke u pyetur persona që mendohet se kanë pasur kontakte me Ervis Martinaj ndonëse ai ishte në arrati dhe janë persona në periferi të Tiranës, në zonën e Fushë-Krujës, por edhe në zonën e Durrësit. Ngjarja është plot me mister, po të kemi parasysh që bosë të krimit shpeshherë inskenojnë ngjarje të rënda për të zhdukur kontakte por nga ana tjetër ata janë më lehtësisht të arritshëm nga kundërshtarët e tyre për t’u eliminuar. Ky është një rast që e ka vënë në dilemë dhe vështirësi të madhe policinë”, raportoi gazetarja Klodiana Lala.

Duke qenë një ngjarje e vështirë dhe komplekse, policia është dhe e dyzuar për të dhënë detaje. nëse është një inskenim do jetë një akuzë e re për Ervis Martinaj dhe nëse është një ngjarje kriminale, do duhet të zbulohen autorët e saj.