
Skandal/ Plasin trazirat, humbja në Shqipëri zemëron holandezët, tifozët bëjnë “namin” në Roterdam, shkatërrojnë dyqane e godina

Historike/ Lorik Cana dorëzon trofeun, Marash Kumbulla vishet kuq e zi në “Air Albania Stadium”. Ja çfarë po ndodh

Festë e madhe/ Erdha, pashë, fitova, Mourinho mbetet unik, vendos një rekord special në Evropë, trajneri i parë në histori që …

Roma ngre trofeun, tifozët e Feyenoord s’e përballojnë dot humbjen, e papritur ajo që i ndodhi Klodiana Lalës gjatë transmetimit live

Lojtarët e Romës nuk e mbajnë dot veten, shpërthejnë në lot gëzimi, i drejtohen tifozerisë, shkruhet me germa te arta emri i …

E rëndë, gjendet e pajetë një 48-vjeçare në anë të lumit, ja dyshimet e para (Emri)

Përfundon finalja e “Conference League” në Air Albania/ Roma dhe Mourinho në histori, fitojnë në Tiranë trofeun e parë europian

Agron Duka bën deklaratën e fortë: PD rrezikon të ndahet në dy forca politike, ardhja e Berishës në krye...

Ngjarje si në filma/ Nënë e dy fëmijëve, zhduket e reja në Durrës, i dërgon të vëllait fotot tronditëse dhe më pas humb çdo kontakt: Më morën peng 4 burra dhe...

Shkruar nga SOT.COM.AL 27 Nëntor 2021
Një nënë e dy fëmijëve është zhdukur prej 6 ditësh në Durrës. Kanë qenë familjarët e saj që kanë denoncuar në polici se dyshojnë se ajo është rrëmbyer.
Vëllai i saj, Ilirjan Cauli rrëfen për News24, se motra e tij, Aureta Cauli ishte larguar nga puna ditën e hënë, ku kishte punuar vetëm 2 orë dhe më pas ishte larguar me pretendimin se kishte seancën e divorcit në Pogradec. I riu pohon se e motra kishte marrë në telefon kushërirën e saj dhe e kishte njoftuar që të njoftonte nënën e saj, për t’i marrë një fëmijë nga çerdhja dhe tjetrin nga shkolla dhe më pas telefoni i saj rezultonte i fikur.
Pasi pritën dy ditë, familja e vajzës iu drejtua stacionit të policisë në zonën e Plazhit ku bëri denoncimin. I vëllai pohon se ditën e enjte e motra i dërgon në aplikacionin ‘Whatsapp’, dy foto ku ajo shfaqej duke marrë serum e shtrirë në një krevat spitali. I gjendur përballë këtyre pamjeve, i vëllai është paraqitur sërish në polici, ku ka treguar edhe fotot, ndërsa ka kërkuar që të bëhet lokalizimi i motrës së tij. Ndërkohë, ai pohon se e motra kishte marrë më vonë kushërirën në telefon dhe i kishte treguar se 4 burra e kishin rrëmbyer, ndërsa kishte kërkuar që të shihte për herë të fundit fëmijët e saj, por telefonata kishte zgjatur vetëm pak sekonda dhe më pas celulari dilte i fikur.
Vëllai i gruas së zhdukur ndër të tjera akuzon policinë për mosveprim në kohë, ndërsa ai ende nuk ka një përgjigje të saktë se ku ndodhet motra e tij. Nga ana tjetër, gazetarja Klodiana Haxhiaj është interesuar pranë policisë së Durrësit, ku i është komunikuar se hetimet kanë nisur, ndërsa materialet kanë kaluar në prokurori. Sipas Haxhiajt, policia ka kontaktuar me Urgjencën Kombëtare për të bërë të mundur lokalizimin e spitalit ku ka qenë e shtruar e reja. Po ashtu, mësohet se policia ka ushtruar kontrolle në banesën edhe të ish-bashkëshortit të Arietës, i cili ka pohuar se nuk kishte lidhje me zhdukjen e saj. Ndër të tjera thuhet se policia ka shkuar sot edhe në Gjykatën e Pogradecit ku ishte seanca e radhës gjyqësore për divorcin e çiftit, ndërsa nuk u gjet asnjë gjurmë nga nëna e 2 fëmijëve.
Më të lexuarat


“Është e tmerrshme”/ Shqiptari rrëfen momentet e tmerrit: Isha vetëm 30 metra larg nga ngjarja në Teksas

Dritan Shakohoxha tregon atmosferën në kryeqytet: Ka ndodhur një mrekulli!

Çfarë ndodhi në Air Albania, ekipi i FNSH me skafandra në kokë shpejtojnë drejt stadiumit

“Shqiptarët na nxinë faqen, na turpëruan”/ Tirana në ‘ethet’ e Conference League, Mentor Kikia: Futbolli nuk është më një lojë, qarkullojnë...

Rama dhe Meta për herë të parë fotografohen bashkë, por…

Tenton të futet në stadium me biletë false, e pëson keq tifozi

Kush janë politikanët që do të shikojnë në stadium ndeshjen mes Romës dhe Feynoordit

Çfarë është lija e majmunit dhe ku po përhapet?

29 gazetarë të vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe 280 krime kundër medias

Përshkallëzohet situata/ Tifozët holandezë tentojnë të çajnë kordonin, ja momenti kur përplasen me policinë (Video)
