
Postuar: 22/09/2018 - 18:29
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një paralajmërim të fortë, sa i takon rasteve të korrupsionit të politikanëve shqiptarë, që mund të dalin në të ardhmen. Në emisionin “Kjo javë”, Ngjela tha se “në vargun e madh të korrupsionit, Tahiri do të jetë më i lehti ndaj atyre që do vijnë. Keni për t’i parë. Ka shumë nga të dy anët”.
"Nuk ka. Do të kishim një minim, nëse do të ishim në rast të parashkrimit. Përsa i përket çështjes “Tahiri”, do të them se është në proces gjyqësor, nuk ka sabotim. Dosja duhet të shkojë në gjyq. Në vargun e madh të korrupsioni, Tahiri do të jetë më i lehti ndaj atyre që do vijnë. Keni për t’i parë. Ka shumë nga të dy anët. Ndërkombëtarët nuk punojnë dot me këta të korruptuar. Këta jo vetëm që janë të korruptuar, por i kanë dalë ndesh politikën amerikano-gjermane."- u shpreh avokati.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/