Lajme të tjera
BREAKING NEWS

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok Çupi lëshon ‘bombën’: Presidentit t’i hiqet …

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok
x

Aktualitet

Ngrihet alarmi i kuq në Europë nga virusi vdekjeprurës/ A rrezikohet vendi jonë? Reagon zyrtari i OBSH

Ngrihet alarmi i kuq në Europë nga virusi vdekjeprurës/ A

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi të lartë në të gjithë vendet e botës, ku numri i viktimave vazhdon të rritet, po ashtu edhe personat mbartës të virusit kanë kapur shifra të frikshme.

Frika ekziston edhe në vendin tonë, Drejtori i Programit të Emergjencave Shëndetësore për Ballkanin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, deklaroi gjatë vizitës në Tiranë së OBSH do të ofrojë ndihmë teknike dhe mbështetje për mjetet mbrojtëse nëse do të jetë e nevojshme.

Abebayehu Mengustu mbështeti hapat e ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, gjatë vizitës në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, ku ndoqi nga afër masat e marra në nivelin e parë të shërbimit.

“Shqipëria ka ndërmarrë masa të cilat ne si Zyrë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë i mbështesim plotësisht, pavarësisht se vendi juaj nuk ka asnjë rast të koronavirusit COVID-19 dhe rreziku është i ulët. Zyra e OBSH do të japë mbështetje teknike për të gjitha vendet e Ballkanit dhe mbështetje sa i takon mjeteve mbrojtëse nëse do të jetë e nevojshme”, tha ai.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ndër masat e marra është trajnimi deri tani i 475 punonjësve të sistemit shëndetësor dhe vijon trajnimi kaskadë nga ekipet e urgjencës kombëtare, epidemiologët në të gjithë vendin.

Deri më tani janë menaxhuar nga Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në QSUT, 6 raste me historik udhëtimi në Kinë, të cilët janë testuar nga Laboratori i virologjisë në ISHP dhe asnjë prej tyre nuk rezultoi me koronavirus, ndërkohë prej tyre kanë rezultuar vetëm 2 raste me grip.

Në pikat kufitare të të gjitha niveleve është kryer vlerësim i 180 shtetasve të cilët kanë hyrë në Shqipëri nga momenti i vendosjes në ALERT dhe kanë pasur histori udhëtimi me Kinën, nga të cilët vetëm 88 persona janë vlerësuar nga Aeroporti i Rinasit dhe asnjë nga këta udhëtarë nuk ka paraqitur shenja klinike të koronavirusit të ri në momentin e vlerësimit në nivel kufitar.