BREAKING NEWS

Atentati ku u vra biznesmeni Paulin Gjergji në Laç, Artan Hoxha zbulon detajet tronditëse: Në makinë kishte edhe dy fëmijët, por autorët…

Atentati ku u vra biznesmeni Paulin Gjergji në Laç, Artan Hoxha
x

Aktualitet

Ngrihet në këmbë policia e Durrësit, telefonata në mes të natës që i alarmoi/ Ç’po ndodhte në lokalin e lagjes? (DETAJE)

Ngrihet në këmbë policia e Durrësit, telefonata në mes

Një telefonatë e befasishme ka ngritur në këmbë policinë Durrësit mbrëmjen e djeshme. Disa banorë të lagjes nr.1 në Durrës, të shqetësuar nga zhurmat e forta dhe muzika e lartë që iu vinte nga lokali kanë telefonuar policinë.

Pas marrjes se telefonatës në Sallën Operative Durrës, në vend shkuan Patrulla e Përgjithshme në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës.

Pasi verifikuan situatën që përputhej, sipas policisë, me shqetësimin e banorëve, efektivët shoqëruan në ambientet e Policisë dhe proceduan penalisht pronarin, shtetasin E.H.,32 vjeç,banues në Durrës.

NJOFTIMI

Policia e Durrësit kontrolle në lokale gjatë natës të cilët mbajnë muzikë të lartë duke shqetësuar banorët.

Procedohet në gjëndje të lirë një 32 vjeçar, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”

Në kuader të bashkëpunimit me qytetarët, si dhe reagimit të Policisë, pas denoncimeve të qytetarëve për raste të paligjshmërise, pas një telefonate në Sallën Operative Durrës, se në një lokal të njohur në lagjen nr.1, Durrës, kishte muzikë të lartë, Patrulla e Përgjithshme në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, shoqëruan në ambientet e Policisë dhe proceduan penalisht shtetasin:

E.H.,32 vjeç,banues në Durrës.

Në lokalin që ky shtetas administron, pas ankesave te banoreve Policia ushtroi kontroll.

Si rezultat u kostatua muzikë e larte dhe zhurma, të cilat shqetësonin banorët.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Më të lexuarat