Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

‘Nipi i prokurorit famëkeq’, Olsian Çela reagoi pas ‘sulmeve’, Genc Sejko i kërkon ndjesë publike

Postuar: 15/11/2019 - 23:20

Olsian Çela i cili kandidon për kryeprokuror dhe gjendet e pari në listën e KLP-së që do votohet më pas në Kuvend, është komentuar në rrjet si ‘nipi i prokurorit gjakatar Arianit Çela”.Kandidati për kryeprokuror ka reaguar në lidhje me këto akuza në rrjet duke sqaruar se nuk ka asnjë lloj lidhje me prokurorin e diktaturës komuniste.

Në një intervistë për ABC News, Olsian Çela ka sqaruar se situata ka ndodhur pasi mbiemri Çela dhe profesioni prokuror ka bërë opinionin publik të mendojë se është nipi i ti. Olsian Çela mund të ketë dëgjuar për prokurorin famëkeq të diktaturës, por ka theksuar se nuk ka lidhje farefisnore me të.

"Ky është gjyshi im i pushkatuar nga gjyshi i atij që kryeson listën e kandidatëve për Prokuror i Përgjithshëm. Ta gëzoni reformën në drejtësi!” janë fjalë të shkëputura nga statusi në Facebook i Genc Sejkos, një prej personazheve më aktive në rrjetet sociale, i njohur për memet e tij.

Por disa orë më vonë, Genc Sejko kërkoi ndjesë publike duke sqaruar se informacionet për kandidatin për Prokuror të Përgjithshëm i kishte të gabuara: Kurrë nuk kam qenë më i lumtur që isha gabim”.

Reagimi i plotë:

Mbreme ne darke kur u ktheva ne shtepi hyra online dhe lexova ne disa portale qe nipi i Arianit Celes kryesonte listen per kryeprokuror. Bazuar ne kete info une bera statusin e meposhtem ne FB. Sot ne mengjes disa miq me kane shkruar dhe me kane informuar se kandidati per kryeprokuror nuk ka asnje lidhje me xhelatin e diktatures. Prandaj pa asnje hezitim, i kerkoj ndjese zotit Cela per statusin tim dhe i uroj suksese. Kurre nuk kam qene me i lumtur qe isha gabim. Pasi idea qe nje pasardhes i ish kasapit te diktatures mund te behej kryeprokuror me ka trishtuar pa mase.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/12/2019 - 16:53

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në studion e Abc News edhe për kapjen e 670 kilogramëve kokainë që u kapën pak muaj më parë në Brazil, të cilat kishin logon e Kf Elbasanit.

Postuar: 14/12/2019 - 16:36

Specialistët e Interpol Tirana arritën të ekstradonin nga Duesseldorfi në Gjermani, 39 vjeçarin Y

Postuar: 14/12/2019 - 16:22

Sa i përket arrestimeve për shembjen e godinës tek Kavalishenca, gazetarja Klodiana Lala tha se a

Postuar: 14/12/2019 - 16:12

Ky besim dhe kurajo që pashë tek shqiptarët më kujtoi që kjo forcë dhe aftësi për të përballuar v

Postuar: 14/12/2019 - 16:00

Dy persona u vunë në pranga në kushtet e flagrancës sot nga Komisariati i Policisë Nr.

Postuar: 14/12/2019 - 15:42

Aksionit të policisë për arrestimin e të akuzuarve për viktimat e tërmetit në Durrës i kanë shpët

Postuar: 14/12/2019 - 15:35

Fabjan Alameti, shqiptari 21-vjeçar që banonte në Nju Jork është dënuar me gati pesë vite burg.