Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nis gjyqi ndaj Ergys Kolaverit, kreu atentat me snajper në burgun e Vaqarit

Postuar: 19/05/2017 - 18:10

Ergys Kolaveri është i dyshuar si autor i atentatit me snajper në burgun e Vaqarrit ndaj Gazmir Daci, të cilin e bënte përgjegjës për vrasjen e njërit vëlla dhe plagosjen rëndë të tjetrit.

Këtë të premte ai ka qënë në gjykatën e Krimeve të Rënda, për të përballur me akuzat e vrasjes për motive gjakmarrje mbetur ne tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Seanca gjyqësore zgjati vetëm pak minuta, pasi kushëriri i tij, Enea Ceka, i akuzuar për moskallëzim krimi, i cili është hetuar në gjendje të lirë, nuk kishte marrë dijeni për procesin.

Në këto kushte gjykata vendosi ta shtyjë seancën dhe urdhëroi policinë gjyqësore të njoftojë të pandehurin.

Ndërkohë në dosjen e prokurorisë thuhet se pasditen e 30 korrikut të 2016, i pandehuri organizoi një atentat ndaj Gazmir Dacit, i cili ndodhej në burgun e Vaqarrit në pritje të gjykimit për vrasjen e gazmir Kolaverit dhe plagosjen rëndë të Robert Kolaverit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 37

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/04/2018 - 14:12

Nga një zonë krejtësisht informale, e lënë pasdore, ku pluhuri dhe balta mbizotëronin në çdo kohë, blloku i banimit prej 5.1ha që kufizohet nga Rr.

Postuar: 24/04/2018 - 13:56

Ministria e Arsimit ka reaguar sot pas videoskandalit në të cilin mësuesja shfaqej duke dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nxënësit e saj në shkollën “Sotir Çapo”

Postuar: 24/04/2018 - 13:10

‘I armatosur’ me një trapano, donte të vidhte paratë në filialin e kompanisë së sigurimeve Assicurazioni Generali në Monza.

Postuar: 24/04/2018 - 12:46

Një zjarr i përmasave të mëdha ka alarmuar banorët në Tiranë. Zjarri ka rënë rreth orës 11:40 pranë qendrës së Tiranës.
 

Postuar: 24/04/2018 - 12:25

Akciza e cigareve do të rritet së paku edhe me 11 % deri në vitin 2021, si një kusht që Shqipëria duhet të përmbushë në kuadër të integrimit me BE.

Postuar: 24/04/2018 - 12:18

Prokuroria e Përgjithshme ka arritur në rezultatin se për vitin 2017 ka 3 herë më shumë procedimet penale për çështjet të korrupsionit të zyrtarëve vendorë apo të lartë.

Postuar: 24/04/2018 - 11:44

Fituesit e konkursit “Infermierë për Shqipërinë” në qarkun e Tiranës përzgjodhën vendet e punës sipas klasifikimit përfundimtar në bazë të pikëve të marra në testim.