Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nis gjyqi për vrasësin grek Eftimiu Eftimiu, ja si ndodhi ekzekutimi i Dejvi Kasmit në janar të 2018

Postuar: 16/04/2019 - 07:33

Në Gjykatën për Krime të Rënda ka nisur procesi gjyqësorë ndaj Efthymious Efthymiou dhe katër të pandehurve të tjerë. Mesditën e djeshme është zhvilluar seanca e parë gjyqësore ndaj grekut dhe 5 të pandehurve të tjerë që akuzohen për vrasjen e Devi Kasmit. Në seancën e djeshme gjykata vendosi ndarjen e çështjes për disa nga të pandehurit. Në këtë mënyrë, të pandehur për vrasjen e 40-vjeçarit rreth një vit më parë prokuroria mori Aurel Hoxhallirin, i cili është në kërkim si organizator i vrasjes, Efthymious Efthymiou si ekzekutor dhe Elton Halipajn i cili largoi nga vendi i ngjarjes grekun. Këta tre persona akuzohen nga prokuroria për "Vrasje me paramendim për interes", "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike" dhe “Prodhim i municioneve” në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Ndërsa për të pandehurit Malvin Dinellarin, Elton Hoxhallarin dhe Mario Meshini, togat e zeza të krimeve të rënda shpallën moskompetencë, duke ia kaluar Gjykatës së Tiranë. Në seancën e djeshme, të pranishëm në seancë ishin edhe të afërm të viktimës, Devi Kasmi, të cilët shprehën pakënaqësi për ndarjen e çështjes. Ndërkohë, Gjykata i refuzoi gjykimin e shkurtuar Efthymious Efthymiou dhe Elton Halipajt, pasi veprat penale për të cilat akuzohen nuk e parashikon një përfitim të tillë. Sipas prokurorisë, autorësia e veprës penale është vërtetuar përtej çdo dyshimi, ndërsa provat më të forta të paraqitura, janë pamjet e kamerave të sigurisë, dëshmitë e personave që kanë qenë të pranishëm, si dhe provat materiale të gjetura në banesën e Aurel Hoxhallarit dhe furgonin me të cilin u largua Efthymiou. Prokurori Besnik Muçi, theksoi gjatë seancës se në furgon janë gjetur dy palë dorashka, një palë plastike dhe një palë të tjera rrobë, në të cilat janë gjetur element të qitjes, barut, si dhe material ADN-je, i përputhshëm me atë të shtetasit grek. Ndërkohë, në seancën e radhës do të pyeten 10 dëshmitarë të kërkuar nga prokurori, i cili në total kërkoi që gjatë shqyrtimit gjyqësor të pyeten 23 dëshmitarë, si dhe të pandehurit.

Kërkesa për gjykim

Gjatë leximit të kërkesës për gjykim, ajo që vihet re është se të tre personat kanë vepruar me efikasitet, ndërsa ditën e ngjarjes nuk kanë komunikuar me njëri-tjetrin me telefon, por me 3 radio transmetues. Këto radio janë gjetur në banesën e Aurel Hoxhallarit, ku edhe u fsheh Efthymiu dhe Elton Halipaj, pas vrasjes. Nga pamjet filmike të sekuestruara është vënë re se autori i krimit është larguar nga vendngjarja me një makinë tip “Benz Vito” (Furgon), i cili i përkiste shtetasit me inicialet A.D. Ky i fundit, në dëshminë e tij, ka shpjeguar se ia kishte shitur dy personave në Tiranë, e sa për shitjen ishte kryer në zonën e njohur si kthesa e Kamzës, pas qendrës tregtare. Në dëshminë e tij shtetasi A. D.,tregon edhe karakteristikat fizike të dy personave që blenë makinën, përshkrim i përputhshëm sipas prokurorisë me Elton Halipajn dhe Malvin Dinellarin. Nga ana tjetër Halipaj e ka pranuar para grupit hetimor se ka qenë ai që e ka blerë makinën, por për llogari të shtetasit të shpallur në kërkim Aurel Hoxhallari. Po sipas kamerave të sigurisë, ky mjet shikohet të futet në banesën e Hoxhallarit, ku disa orë më vonë është bërë edhe arrestimi ish specialit grek dhe Halipajt, ndërsa Hoxhallari nuk u arrit të prangosej. Referuar hetimeve, sipas prokurorit të çështjes, Besnik Muçi, Aurel Hoxhallari, shtetasi grek dhe Elton Halipaj, kanë vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, për të përgatitur dhe kryer vrasjen e Devi Kasmit. Më tej, prokuroria u shpreh se plani për vrasjen është përgatitur disa muaj para se të kryhej, ndërsa Aurel Hoxhallari, i cili dyshohet se është porositësi, njihej me Efthymious Efthymiu prej vitesh. Hoxhallari është takuar disa ditë para ngjarjes me Efthymiu-n dhe një tjetër shtetas grek, i cili është larguar nga Shqipëria para se të ndodhte vrasja. “Kur janë futur në territorin shqiptar, Aurel Hoxhallari është ndarë nga dy shtetasit grek, duke hyrë në këmbë, ndërsa ata kanë hyrë me automjet”, tha Besnik Muçi, ndërsa shtoi se kjo është bërë që të humbnin gjurmët. Pas disa ditë vëzhgim të lëvizjeve të viktimës, Devi Kasmi, mbrëmjen e 29 janarit të një viti. Prokurori Besnik Muçi, theksoi gjatë seancës se në furgon janë gjetur dy palë dorashka, një palë plastike dhe një palë të tjera rrobë, në të cilat janë gjetur element të qitjes, barut, si dhe material ADN-je, i përputhshëm me atë të shtetasit grek. Ndërkohë, në seancën e radhës do të pyeten 10 dëshmitarë të kërkuar nga prokurori, i cili në total kërkoi që gjatë shqyrtimit gjyqësor të pyeten 23 dëshmitarë, si dhe të pandehurit.

Elvis Myrta

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/06/2019 - 22:29

Në Elbasan edhe mbrëmjen e së shtunës  përpara drejtorisë së policisë qytetarë dhe mbështetës të opozitës kanë protestuar për lirimin e të arrestuarve.I pranishëm ishte edhe ish-deputeti, Luçiano Boçi, i cili par

Postuar: 15/06/2019 - 19:32

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në qytetin e Korçës, ku zhvilloi takimin elektoral

Postuar: 15/06/2019 - 16:15

Policia Rrugore e Durrësit ka nisur marrjen e masave për sezonin turistik, ndërsa ka apeluar për

Postuar: 15/06/2019 - 16:06

Gazetari Artan Hoxha me anë të një reagimi në Facebook ka reaguar pas sqarimit të ish kryeministr

Postuar: 15/06/2019 - 15:43

Të arsimuara si inxhiniere kimike dhe juriste, Viola Hoxha dhe Valentina Korbi do të kenë menduar

Postuar: 15/06/2019 - 13:01

12 Persona janë vënë në pranga dhe akuzohen të jenë pjesë e një grupi që transportonin drogë nga