
Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes tyre 3 fëmijë

Shtëpia e Bardhë përshëndet Albin Kurtin për zgjidhjen e konfliktit dhe i kërkojnë Vuçiçit të ulë tensionet

Udhëtimi sekret i shefit të CIA-s në Kinë, çfarë misteri fsheh vizita e tij?

Tronditëse në Përmet, 24-vjeçari vret nënën e tij

Shmanget konflikti i shekullit, tension në ngushticën e Tajvanit, kinezët provokojnë amerikanët

Joe Biden nënshkruan marrëveshjen e borxhit, SHBA shmang falimentimin

Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar

Berisha reagon pas deklaratës së Ramës për Kurtin: Kërkon mëshirë nga Perëndimi për aferën McGonigal

Nis muaji i Ramazanit/ Kreu i KMSH-së, uron shqiptarët: Agjërim të lehtë, u pranofshin lutjet tuaja, të lëmë anash mëritë dhe...

Shkruar nga SOT.COM.AL 22 Mars 2023

Kryetari i Komitetit Mysliman, Bujar Spahiu ka uruar të gjithë shqiptarët muajin e bekuar të Ramazanit.
Ai ka bërë thirrje që këtë muaj të ketë më shumë solidaritet me familjet në vështirësi dhe të syhohet harmonia me qytetarët.
Muaji i Ramazanit thotë ai është muaji i faljes dhe i begatisë.
Gëzuar Muajin e Bekuar të Ramazanit të gjithë shqiptarëve kudo që janë!
Të dashur qytetarë, motra dhe vëllezër, nesër është dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit.
Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, ju përcjell urimet më të sinqerta që ky Ramazan të jetë muaji i faljes, muaji i begatisë, muaji mirëkuptimit të ndërsjelltë me njëri-tjetrin, muaji i ngritjes morale dhe shpirtërore, për përballimin me sukses të çdo vështirësie që kemi.
Gjatë Ramazanit ju ftojmë të jeni më solidarë me familjet në nevojë, t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit në punë të mira.
Të nderuar besimtarë, çdo gjë gjatë këtij muaji ka vlerë shumëfish më të madhe, prandaj njerëzit përmes sakrificave të shumanshme personale, synojnë të lartësohen shpirtërisht dhe të afrohen më shumë me Zotin.
Gjithashtu ky muaj, është muaji i veprave të bamirësisë që impaktojnë në të gjithë shoqërinë.
Të lëmë anash mospajtimet, mëritë e egoizmin.
Të synojmë të arrijmë vetëm kënaqësinë e Zotit dhe harmoninë me njerëzit, me të cilët rrethohemi.
Uroj që ky të jetë muaji i faljes për ne.
Duke ju uruar muajin e Ramazanit më lejoni tju dëshiroj një agjërim të lehtë, pranim të lutjeve tuaja, shëndet të mirë, lumturi e prosperitet për ju dhe familjet tuaja!
Më të lexuarat


Tronditëse në Përmet, 24-vjeçari vret nënën e tij

Aksident në “Rrugën e Kombit”, ka të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë

U lirua nga qelia, avokati i Saimir Tahiri zbulon kufizimet dhe të drejtat e ish-ministrit: Mund edhe të dalë nga shtëpia

“Harta” e kokainës në Tiranë, zonat ku shitet më shumë ‘pluhuri i zanave’ apo ‘buka e bardhë’

Ngjarje e rëndë në Tiranë, raportohen të plagosur

Analiza e REL: Tensionet në veri shqetësojnë investitorët e huaj

Mjeku i njohur jep alarmin: Nëse askush nuk do pinte duhan mund të parandalonim....

Plagosi me thikë dy persona, arrestohet 52-vjeçari në Sarandë

Aksident në Vlorë, dalin detajet e para

Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar
