BREAKING NEWS

Regjistrohen 40 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë në Shqipëri

Regjistrohen 40 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha do të largohet përfundimisht nga Partia Demokratike? Kreshnik Spahiu bën parashikimin e BUJSHËM, zbërthen skenarin e ish-kryeministrit: Do ndodhë në shtator. Uroj që ambasadorja Kim të kuptojë këtë!

Sali Berisha do të largohet përfundimisht nga Partia Demokratike?
x
BREAKING NEWS

“Një ndryshim i madh po vjen”/ Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’, zbulon për herë të parë fundin fatal që e pret Sali Berishën pas shpalljes ‘non grata’: Deklarata e Yuri Kim rrugë shpëtimi për Bashën, ja çfarë pritet

“Një ndryshim i madh po vjen”/ Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Vjen momenti i shumëpritur! Mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë që ishin të ngujuar në kampin e ferrit ‘Al Hol’ në Siri, shoqërohen nga Rama dhe Çuçi (VIDEO)

Vjen momenti i shumëpritur! Mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14
x

Aktualitet

Nis puna pa humbur kohë për shkarkimin e menjëhershëm të Presidentit/ Komisioni Hetimor bën hapin e radhës. Zbardhet çfarë po ndodh

Nis puna pa humbur kohë për shkarkimin e menjëhershëm

Komisioni Hetimor është mbledhur përsëri ditën e sotme për shkarkimin e Presidentit të vendit, Ilir Meta. Prezantohet rendi i ditës, ku një nga pikat kryesore që u miratua pa asnjë votë kundër, është caktimi i ekspertëve për marrjen e ekspertizës që kërkon njohuri të posaçme lidhur me objektin e hetimit, që është nëse Meta ka shkelur apo jo Kushtetutën me deklarata e tij para dhe gjatë procesit zgjedhor.

Nuk është parashikuar një seancë dëgjimore me kreun e shtetit, teksa ky i fundit, ka refuzuar 2 herë, me argumentin se ka një axhendë të zënë dhe se nuk mund ta anulojë duke lënë si opsion të vetëm datën 10 maj. Në mbledhjen e parë u bë konstituimi i këtij Institucioni, teksa kreu i Komisionit Hetimor, Alket Hyseni tha se refuzimi i Metës nuk është gjë tjetër veçse një taktikë e tij për të shtyrë përtej afateve punën e tyre.

Rendi i ditës

1.Miratimi i rregullores së brendshme të funksionimit dhe veprimtarisë së komisionit hetimor.

2.Miratimi i kalendarit të punimeve të Komisionit Hetimor.

3.Caktimi i ekspertëve për marrjen e ekspertizës që kërkon njohuri të posaçme sipas objektit të hetimit.

4.Çështje të tjera.

Përbërja e Komisionit Hetimor

Kryetar: Alket Hyseni; Nënkryetar Myslym Murrizi; Sekretar: Klotilda Bushka; Anëtarët Vasilika Hysi, Elena Xhina, Spartak Braho, Halil Jakimi, Nikolin Staka, Arlind Çarçani; Zëvendësues: Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia dhe Eugen Bojaxhi.