BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Nis shpërndarja e 3000 pagesave të para për të prekurit nga tërmeti në Tiranë

Nis shpërndarja e 3000 pagesave të para për të prekurit nga

Në një mbledhje online të organizuar paraditen e sotme, Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, shprehën angazhimin maksimal për të vijuar me dëmshpërblimin e të dëmtuarve, që janë pjesë e fondit prej 80 milionë dollarësh të parashikuar në buxhetin e shtetit për këtë qëllim.

Gjatë raportimit për ecurinë e procesit në qytetin e Tiranës, kryebashkiaku Veliaj tha se krahas përfituesve të pare, janë në proces edhe dy lote të tjera, që do të kalojnë së shpejti në Këshillin Bashkiak, përkatësisht 3100 dosje që i shtohen listës së personave që përfitojnë aktualisht dëmshpërblimin. “Ne kemi tashmë të akorduar nga qeveria një fond prej mbi 700 milionë lekësh; 560 milionë janë pagesa cash të familjarëve. Ndërkohë, pjesa tjetër ka të bëjë me rregullimin e ambienteve të përbashkëta. Me grantin që kemi marrë për ambientet e përbashkëta është ezauruar e gjithë kërkesa, ndaj transhi tjetër i 3100 familjeve do të jetë për pagesa cash për dëmet DS1/DS2/DS3”, sqaroi Veliaj. Ndërsa, theksoi se ka një numër minimal dosjesh të skualifikuara, rreth 300, të cilat i përkasin familjarëve që kanë një shtëpi të dytë po në Tiranë.

Paralelisht me këtë proces, Bashkia e Tiranës ka ecur me nënshkrimin e kontratave për ndërtimin e 200 banesave të para individuale. “50 banesa fillojnë këtë javë në Farkë. Sa i përket banesave kolektive, po bëhet një ekspertizë e thelluar nga studiot private për 92 objekte. Në përfundim, 52 pallate janë për prishje”, deklaroi Veliaj. Më tej, ai tha se duke filluar nga kjo javë, do kemi dëgjesa në Këshillin Bashkiak, ku çdo gjë do të bëhet transparente, kurse inxhinieri apo grupi i inxhinierëve, që kanë bërë testimin e betonit, hekurit, modelimin 3D, dhe që do të firmosin, të noterizuar edhe nga Instituti i Ndërtimit, do t’ia prezantojnë Këshillit Bashkiak argumentimin për prishje. “Kemi 10 pallate për rikonstruksion dhe 8 pallate në proces diskutimi, ku duam të shikojmë nëse arrijmë të bëjmë një rikonstruksion të plotë ose nëse do ia vlejë që ta bëjmë nga fillimi sepse inxhinierët kanë një debat mes tyre dhe Institutit të Ndërtimit; por, për këtë do kemi një debat publik në Këshillin Bashkiak”, tha Veliaj.

Bashkia e Tiranës do të ndërhryë në 243 pallate për të riparuar dëmet në hapësirat e përbashkëta. “Për ambientet e përbashkëta, si kafazi i shkallëve, tarraca dhe probleme të kësaj natyre, kemi identifikuar 243 pallate, ku do bëjmë ndërhyrje të tilla. Nga këto pallate, 44 janë me administratorë dhe procesi është shumë më i kollajtë, pasi do t’i kalojmë direkt grantin dhe janë vetë ata dhe banorët që zgjedhin brigadën që ua bën punimet. Tek të tjerat do detyrohemi ta bëjë Bashkia, ndaj dhe ftesa për të gjithë qytetarët është ta zgjedhin sa më shpejt administratorin”, tha Veliaj.

Gjatë raportit për procesin e rindërtimit, Kryetari i Bashkisë së Tiranës preku edhe pjesën e konvikteve. “Kemi rrëzuar 10 godina konvikti në Kodër-Kamëz, nga të cilat vetëm dy përdoreshin nga studentët, pjesa më e madhe kanë qenë ndërtesa të zaptuara. Në qytetin “Studenti”, tre godinat ishn të amortizuara prej zaptimit gjatë 30 viteve; një pjesë e tyre e nëndhënë disa herë me qera në qiraxhinj të tjerë. Është liruar edhe terreni për kampusin universitar, ku falë aktit normative kemi fillimisht fondin e prokurimit për detajimin e projektit dhe pastaj do të fillojmë ndërtimin”, deklaroi Veliaj.

Kryeministri Edi Rama theksoi se janë 80 milionë dollarë fonde të cilat do të shpërndahen për të gjithë të dëmtuarit nga tërmeti me nivele dëmi DS1 deri DS3. “Aktualisht, Bashkia e Tiranës ka 5.6 milionë dollarë në proces. Ndërkohë, jemi në procesin e fillimit konkret të punës në terren për ndërtimin e shtëpive. Qytetarët duhet të kuptojnë se kjo e sotmja është vetëm një pjesë, pasi bashkia po i bën miratimet me lote. Janë dy mbledhje të radhës së Këshillit Bashkiak, ku presim të miratohen 3100 dosje dhe 2000 të tjera. Pra, në total 5100 dosje, për të cilat do të lëvrohen fondet drejtpërdrejt për familjet e dëmtuara”, tha Rama.

Për sa i përket procesit të zbatimit të ndërtesave kolektive, Kryeministri sqaroi se ky është një proces që do të marrë kohë. “FSHZH dhe Bashkia e Tiranës nga dita në ditë do të nisin punën në terren. Për sa i përket procesit të banesave kolektive, pasi të bëhet procedura e plotë me Këshillin Bashkiak, do të bëhet edhe shembja e godinave që janë të pariparueshme dhe të pabanueshme. Të gjithë banorët e këtyre shtëpive do të marrin shtëpi të reja me kushte shumë herë më të mira”, nënvizoi Rama.

Më të lexuarat