BREAKING NEWS

Ç'farë u dëgjua dhe nuk u dëgjua nga Edi Rama, nga burg, luftë, kufoma dhe heshtje për paketë krize, 1 milion të papunë dhe mijëra biznese në rrugë

Ç'farë u dëgjua dhe nuk u dëgjua nga Edi Rama, nga
x

Aktualitet

Nis trajnimi i Policisë për krimet e urrejtjes, Çako: Objektivi bazë është respektimi i të drejtave

Nis trajnimi i Policisë për krimet e urrejtjes, Çako: Objektivi
Efektivët e policisë kanë nisur një trajnim për krimet e urrejtjes. Në ceremoninë e organizuar me rastin e nisjes së këtij trajnimi, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i OSBE-së, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako theksoi se respektimi i të drejtave është objektiv bazë i Policisë së Shtetit. Zoti Çako e cilësoi këtë trajnim, si një ndër më të veçantët për policinë.
 
“Jemi në një fazë të përzgjedhjes së kursanteve për shkollën bazë të policisë. Jemi të kënaqur dhe jemi të bindur që procesi do të vazhdojë në mënyrë të natyrshme, ç’ka do të sjellë një ngritje profesionale të punonjësve të policisë. Për të ndjekur në kohë të gjitha shqetësimet dhe për të parandaluar të gjitha ngjarjet, që në mënyrë të veçantë lidhen me krimet e urrejtjes, që sjellin më pas krime më të rënda, të dhunës në familje, në shoqëri, që krijon dhe pasiguri.”- deklaroi drejtori i policisë.
 
Nga ana e tij, ambasadori i OSBE-së, Rauning tha se të mbrosh të drejtat themelore të çdo qytetari të vendit, do të thotë të mbrosh shoqërinë si një e tërë.
 
“Dëshiroj t’ju inkurajoj që t’i shfrytëzoni maksimalisht mjetet dhe metodat që do t’iu ofrohen në këtë trajnim dhe ti vini ato të zbatim në punën e përditshme.”- u shpreh ambasadori Rauning.