BREAKING NEWS

Obama, Melinda Gates dhe Fauci mbikqyrësit e laboratorit të Wuhanit në 2015 kur Bill Gates paralajmëroi rrezikun nga virusi

Obama, Melinda Gates dhe Fauci mbikqyrësit e laboratorit të Wuhanit
x

Aktualitet

Nishani e Basha urojnë besimtarët myslimanë për Muajin e Ramazanit: Agjërim të lehtë dhe të pranuar

Nishani e Basha urojnë besimtarët myslimanë për Muajin e

Presidenti Bujar Nishani, ka uruar sot të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë, për një Ramazan të lehtë. Me anë të një mesazhi drejtuar besimtarëve, kreu i shtetit bën me dije se Ramazani është një akt i lartë religjioz dhe human, me përmasa kolosale.

“Ju përshëndes me shumë dashuri dhe respekt sot në ditën e parë të Ramazanit. Ramazani ndërthur shenjtërisht sakrificën materiale, me lartësimin shpirtëror. Duke qenë gjithëpërfshirës dhe universal, efektet dhe dobitë e Ramazanit, paqja, purifikimi, lartësimi, mbarëvajtja, janë të shkrira brenda tij në një mënyrë harmonike të përsosur,  brenda një diapazoni mahnitës, që përfshin gjithçka njerëzore, nga aspekti shpirtëror në atë utilitar, nga secili besimtar veç e veç, tek i gjithë komuniteti bashkërisht”, deklaron Nishani.

“Mesazhet që përcjell riti i Ramazanit, janë nga më madhështoret. Kthimi i vështrimit nga vetja, uria dhe etja dhe në përgjithësi vuajtjet materiale, janë vuajtje provizore që shpërblehen. Vazhdimi i ekzistencës bëhet vetëm përmes mbajtjes gjallë të shpresës, e cila, nga ana e vet, ushqehet nga dhimbjet e sakrificës. Ndjenja e mëshirës dhe dashurisë për të gjithë njerëzit njëlloj. Largimi i brengave. Harrimi i kujtimeve të hidhura. Ramazan të lehtë të gjithëve", përfundon mesazhin Nishani.

Basha uron besimtarët: Agjërim të lehtë dhe të pranuar

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka përcjellë urimet për një agjërim të lehtë dhe të pranuar, kundrejt të gjithë besimtarëve myslimanë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë.

 “Të dashur besimtarë myslimanë, ju uroj në këtë muaj të shenjtë, agjërim të lehtë dhe të pranuar, lumturi, paqe dhe harmoni në çdo familje shqiptare! Uroj që sakrifica fisnike dhe hyjnore e këtij muaji, të shndërrohet në dritë dhe mbarësi për të gjithë agjëruesit, familjet dhe vendin tonë! Ramazani është muaji që kultivon paqen, mirëkuptimin e respektin, ndaj uroj që ky muaj i shenjtë i Ramazanit, të shërbejë për rritjen dhe forcimin e solidaritetit e të dashurisë, ndërmjet njerëzve!”, thekson Basha.