Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nisin procedurat për ekstradimin e “Babales” në Shqipëri

Postuar: 12/10/2018 - 16:40

Albert Veliu, i njohur ndryshe si “Babalja”, pritet të ekstradohet nga Kosova drejt vendit tonë për llogari të Krimeve të Rënda.Ministria e Drejtësisë është njoftuar nga pala kosovare për arrestimin e Veliut dhe ka nisur procedurat pa vonesë.Pala shqiptare do i drejtohet  Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës. Por do të jetë gjykata e Prishtinës ajo që do të shqyrtojë kërkesën për ekstradim dhe do të vendose për miratimin ose jo të saj.

Veliu është arrestuar pasditen e së enjtes në një qendër të azil-kërkuesve  në Prishtinë, ku ai qëndronte prej qershorit, pas një kërkese për azil, me prentendimin se në Shqipëri i rrezikohej jeta pasi kishte denoncuar një rast për trafik droge.
Edhe pse ka aplikuar prej 4 muajsh për azil, Albert Veliu nuk ka marre ende përgjigje nga pala kosovare.
 
Të shtunën Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ në mungesë për 51-vjeçarin që akuzohet për kallëzim të rremë, kryer në bashkëpunim dhe kalim të jashtëligjshëm të kufirit.
 
51-vjeçari u largua drejt Kosovës pas publikimit të një përgjimi me vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ndërsa prokuroria ka dyshime se ky përgjim është i rremë, pasi Fredi Alizoti ka bashkëpunuar me Veliun për të imituar zërin e Agron Xhafajt.
 
Sipas prokurorisë, në sajë të hetimeve për audio-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike , ka  rezultuar  se “Babalja” e kishte sajuar atë në këmbim të 200 mijë eurove.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2018 - 17:47

Vijon protesta e studentëve të cilët janë vendosur gjysma para Ministrisë së Arsimit dhe pjesa tjetër te rrethrrotullimi i Zogut të Zi.
 

Postuar: 11/12/2018 - 17:43

Ashtu sikundër pretendeuan disa prej gjimnazistëve që  iu bashkuan protestës së studentëve,

Postuar: 11/12/2018 - 17:37

Ndërkohë studentët protestojnë, banorët e “Astirit” kanë dalë edhe sot në protestë në

Postuar: 11/12/2018 - 17:32

Ndërkohë që thuajse i gjithë vendi gëlon nga protestat, banorët e “Astirit” kanë dalë

Postuar: 11/12/2018 - 17:25

Protesta e studentëve është ndarë në dy grupe të mëdha.Një pjesë e studentëve kanë bllokuar tërës

Postuar: 11/12/2018 - 17:17

Shkarkohet infermieri Elson Jaçaj.

Postuar: 11/12/2018 - 17:10

Gjatë ditës së sotme kanë filluar protestat në të gjithë vendin.