BREAKING NEWS

Tritol në Vlorë, policia jep informacion për ngjarjen! Nisin kërkimet për kapjen e autorit

Tritol në Vlorë, policia jep informacion për ngjarjen! Nisin
x
BREAKING NEWS

Shqiptarët me gomone për në Angli/ Ambasadori britanik takon Gledis Nanon dhe bën deklaratën e fortë: Do depërtohen, nuk mund të kenë kurrë...

Shqiptarët me gomone për në Angli/ Ambasadori britanik takon
x
BREAKING NEWS

Publikohet dokumenti i gjykatës, Donald Trump po hetohet për ‘Spiunazh’, ja çfarë u gjet gjatë kontrollit nga FBI (Dokumenti)

Publikohet dokumenti i gjykatës, Donald Trump po hetohet për
x
BREAKING NEWS

Kamioni me grurë përmbyset në mes të autostradës, reagon ashpër Erion Braçe: Zotërinj të policisë, buka nuk shkelet, nuk kalojnë makinat mbi...

Kamioni me grurë përmbyset në mes të autostradës,
x
BREAKING NEWS

Foto/ Aksident i frikshëm në Levan-Tepelenë, plagosen 8 persona, detajet e para

Foto/ Aksident i frikshëm në Levan-Tepelenë, plagosen 8 persona,
x
BREAKING NEWS

“Do ketë ‘non-grata’ të tjerë politikanësh”/ Ambasadorit britanik bën paralajmërimin tronditës: Ja kur do të fillojë vala e dytë

“Do ketë ‘non-grata’ të tjerë
x
BREAKING NEWS

Veliaj i përgjigjet ‘flakë për flakë’ ish-presidentit: Për të jetuar unë shisja fiq, Ilir Meta spiunonte miqtë

Veliaj i përgjigjet ‘flakë për flakë’
x
BREAKING NEWS

Deputeti Bujar Leskaj rreshton ‘22 të ligat’ e Ramës dhe bën paralajmërimin e fortë

Deputeti Bujar Leskaj rreshton ‘22 të ligat’ e Ramës dhe
x

Aktualitet

Nisin të shtohen shtëpitë e barit në Shqipëri, përfundojnë në pranga 5 persona në Durrës, ja si kati i katërt i banesës ishte kthyer në serrë kanabisi

Nisin të shtohen shtëpitë e barit në Shqipëri,

Kanë nisur të lulëzojnë shtëpitë e barit dhe në Shqipëri. Kohët e fundit nga policia janë goditur disa raste të kthimit të banesave në serra për kultivimin e bimëve narkotike. Policia e Durrësit ka finalizuar ditën e djeshme operacionin antikanabis të koduar “Meshigli”. Në Shënavlash të Durrësit gjatë finalizimit të operacionit antikanabis u konstatua një banesë, e cila ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike. Babë e bir kishin përshtatur katin e katërt të banesës së tyre në serrë për kultivimin e lëndëve narkotike. Gjithashtu në banesë policia konstatoi lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Në prangat e policisë kanë rënë pronarët e banesës, shtetasit Sh.K. dhe djali i tij I.K. Po ashtu u arrestuan dhe tre punonjës të OSHEE-së, D. A., S. P. dhe A. K. pasi kanë shpërdoruar detyrën dhe nuk kanë kallëzuar krimin. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e përshtatur për rritje të bimëve narkotike, u gjetën dhe u sekuestruan 15 kg e 100 gramë lëndë e dyshuar cannabis sativa dhe 254 bimë narkotike. “U arrestuan në flagrancë shtetasi Sh. K. dhe djali i tij, shtetasi I. K., banues në fshatin Shënavlash. Në katin e katërt të banesës së shtetasit Sh. K., u gjetën dhe u sekuestruan 15 kg e 100 gramë lëndë e dyshuar cannabis sativa dhe 254 bimë narkotike. Në vijim të veprimeve janë arrestuar në flagrancë edhe shtetasit: D. A., S. P. dhe A. K., punonjës së OSHEE-së, pasi nuk kanë kallëzuar për krimin dhe kanë shpërdoruar detyrën. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Raste të tjera

Një tjetër rast ku banesa ishte kthyer në “shtëpi bari” u konstatua pak ditë më parë nga policia në qytetin e Shkodrës. Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Forcat Operacionale dhe “Shqiponjat” kanë finalizuar operacionin e koduar “Jeran”. Bashkëshortët Gj.V. 55 vjeç dhe M.V. 45 vjeçe kishin përshtatur në bodrumin e banesës së tyre një ambient për kultivimin në kushte laboratorike të lëndës narkotike cannabis. Gjatë zhvillimit të operacionit u sekuestruan 139 kg lëndë bimore e dyshuar cannabis sativa, 132 fidanë të dyshuar narkotikë të kultivuar në vazo, 63 llamba elektrike, baza të tjera materiale që shërbenin për kultivimin e kanabisit nëpërmjet llambave elektrike dhe 1 automjet. Gjithashtu, gjatë operacionit, në këtë banesë është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Pas finalizimit të operacionit u vu në pranga 45-vjeçarja M.V. ndërsa bashkëshorti i saj u shpall në kërkim. Ditën e djeshme Gjykata e Shkodrës vendosi për M.V. që ajo të hetohet në masën “Arrest shtëpie” ndërsa bashkëshorti i saj vijon ende të jetë në arrati. Arrestimi i 45-vjeçares u cilësua i ligjshëm nga togat e zeza, por u vendos të pranohej kërkesa e palës mbrojtëse që hetimi të vazhdonte në masën “Arrest shtëpie”. Çifti i bashkëshortëve akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim, "Kultivimi i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.