BREAKING NEWS

Rama përzë nga lista 40 për qind të deputetëve, kreu socialist transformon ekipin, pakënaqësitë largojnë figura të njohura të PS

Rama përzë nga lista 40 për qind të deputetëve, kreu
x

Aktualitet

“Nivel më të lartë, as nuk ka pasur dhe as do të ketë ndonjëherë politika jonë”, juristi Romeo Kara i jep ‘shuplakën’ e fortë Monika Kryemadhit

“Nivel më të lartë, as nuk ka pasur dhe as do të

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte dje në Fier nga ku u përpoq të shfajësonte veten dhe partinë që drejton në lidhje me largimin e të rinjve nga vendi.

“Në një moment çuditesh se sa besojnë të rinjtë dhe ndonjëherë mendoj se sa shumë të keq jemi treguar ne si politikanë. Se them dot për LSI, se ia hapi dyert të rinjve. Për hir të së vërtetës, Kejdi Mehmetaj, Floida, Brahimllari, janë ndodhur përballë sfidës dhe janë përballur. Një nga problematikat që ndjemë sot, ne ishim bashkë me Kejdin në Mbrostar, ku bëmë një takim me disa gra, ku në fytyrat e tyre shikoje dhimbje e vuajtje, ishte largimi i fëmijëve të tyre. Ata ishin larguar në emigracion prej 10 muajsh. Çdo dite e më shumë shpopullimi po vjen duke u bërë me ritme të larta. Kur pyesim se çfarë pune bëjnë atje, na thonë se punojnë në sera.”, tha Kryemadhi.

Mirëpo pas kësaj deklarate të Kryemadhit, i menjëhershëm ka qenë reagimi i juristit Romeo Kara.

Përmes një postimi në rrjeteT sociale, Kara shkruan me ironi: “Nivel me të larte, as nuk ka pasur dhe as do të kete ndonjehere politika jone”.