
Zbardhet skema, ja sa do të rriten pensionet për të moshuarit, kategoritë që përfitojnë dhe fondet e vëna në dispozicion nga buxheti

Vuçiç refuzon emërtimin “Putin i vogël” mes frikës së ndërhyrjes ruse, analiza e “New York Times”: A po e përdor Kremlini Serbinë për të nxitur luftën në Ballkan?

Eksperti i ekonomisë jep alarmin: Kompania arabe do të jetë aksioneri i mazhorancës, ja pazari i Portit të Durrësit që qeveria nuk na e tregon

Dështon skenari rus për konflikt të armatosur në rajon, si po shkon drejt paqes situata mes Beogradit dhe Prishtinës, ja lëvizja e ndërkombëtarëve për t’i shkatërruar planin Vuçiçit

Çupi paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare në shtator: Grupi i Berishës do të konsiderohet ‘armatë terroriste’, nuk mund të ketë qeveri teknike për hallet e Metës

Priten stuhi të fuqishme/ Ulje temperaturash dhe rrebeshe shiu në të gjithë vendin, si parashikohet të jetë moti për ditën e sotme

Tritol në Vlorë, policia jep informacion për ngjarjen! Nisin kërkimet për kapjen e autorit

Shqiptarët me gomone për në Angli/ Ambasadori britanik takon Gledis Nanon dhe bën deklaratën e fortë: Do depërtohen, nuk mund të kenë kurrë...

Nivelin më të ulët në 20 vjet/ Euro arrin tjetër rekord historik të të gjitha kohërave në vend, ja me sa këmbehet

Shkruar nga SOT.COM.AL 5 Korrik 2022

Rënia e monedhës së përbashkët në tregun e brendshëm nuk ka të ndalur.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye sot me 118.93 lekë, duke zbritur për herë të parë nën 119 lekë, që nga koha kur euro hyri si monedhë fizike në Europë, më shumë sesa 20 vjet më parë.
Në krahasim me fillimin e këtij viti, euro po këmbehet me gati 2 lekë më pak. Euro u rrit për pak kohë në fillim të marsit, duke arritur deri në 130 lekë, si rrjedhojë e pasigurive që u shkaktuan në furnizime nga kriza e shkaktuar nga sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës.
Më pas, kursi iu rikthye ekuilibrave. Nga fillimi i qershorit deri tani, euro ka humbur pikë vazhdimisht në tregun vendas. Aktorët e tregut të këmbimeve thanë se kjo dukuri lidhet me dy faktorë:
-Faktori i parë lidhet me efektet sezonale të turizmit. Ky i fundit po i kthehet normalitetit pas pandemisë dhe të dhënat e INSTAT treguan se për 5 mujorin, hyrjet e të huajve në vend ishin 12% më të larta më të larta se sa viti 2019, kur ishte shënuar dhe viti më i mirë historik për turizmin deri tani.
Si rrjedhojë, prurjet e valutës nga turizmi janë shtuar.
-Faktori i dytë lidhet me hyrjet informale, që gjithnjë kanë ndikuar në shtimin e ofertës së valutës në vend.
Sipas operatorëve, pas lajmeve për amnistinë fiskale, ka një shtim të hyrjeve të flukseve informale të parasë, duke qenë një tjetër faktor që ka ndikuar në zhvlerësimin e euros.
Nismat e fundit të qeverisë për legalizimin e kanabisit dhe aplikimin e një amnistie fiskale, edhe nëse nuk bëhen ligje të zbatueshme, po përkthehen si sinjale pozitive për aktivitetet e paligjshme, trafikantët dhe të korruptuarit.
Amnistia parashikon legalizim të cash-it deri në 2 milionë euro, si dhe legalizim të kapitalit jashtë e brenda, përfshirë dhe pasuritë e paluajtshme, kundrejt një tarife prej 7-10%.
Operatorët e tregut pohojnë se euro pritet të jetë e dobët në javët në vijim, teksa historikisht në gusht valutat janë të dobëta për shkak të efekteve sezonale të turizmit dhe kthimit të emigrantëve.
Më të lexuarat


U kap para në Berat për trafik droge me Habilajt, ish-shefi i Policisë së Dhërmiut kishte 4 ditë që ishte kthyer nga Anglia, pak efektivë ishin në dijeni të operacionit

20 shqiptarë të dënuar me 46 vite burg dëbohen nga Britania e Madhe, Sekretarja e Brendshme: Kanë kryer krime të tmerrshme duke dëmtuar komunitetin tonë

FOTO/ "Vrava familjen time dhe tënden", kush është autori i masakrës që tronditi Malin e Zi ditën e djeshme ku ekzekutoi 11 persona. Zbardhet telefonata e fundit

6 herë kokainë në kontenierët e bananes, SPAK shpall moskompetencën për dosjen e “Alba Exotic Fruit”, dosja i kalon Prokurorisë së Durrësit

Priten stuhi të fuqishme/ Ulje temperaturash dhe rrebeshe shiu në të gjithë vendin, si parashikohet të jetë moti për ditën e sotme

Tritol në Vlorë, policia jep informacion për ngjarjen! Nisin kërkimet për kapjen e autorit

Foto/ Aksident i frikshëm në Levan-Tepelenë, plagosen 8 persona, detajet e para

Video/ Plagosi punonjësin e IMT-së me armë zjarri, publikohet momenti kur arrestohet 55-vjeçari

Mblidhet gruri i derdhur në autostradë, lirohet autostrada Durrës-Tiranë

Emrat/ Plagosja e punonjësit të IMT-së në Tiranë, policia zbardh detaje të reja: Ja si ndodhi ngjarja
