Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Një kishë me emrin e Nënë Terezës në Romë

Postuar: 10/09/2016 - 19:40

Ponte di Nona është një lagje e re në periferi të Romës. E ndërtuar në dhjetëvjeçarin e fundit ajo është një zonë e populluar nga 15-20 mijë banorë, përgjithësisht nga shtresa të varfra, njerëz me pak të ardhura dhe me problemet e zakonshme sociale që i shoqërojnë. Në zemër të kësaj lagjeje janë në përfundim e sipër punimet për ndërtimin e kishës e cila do të mbajë emrin e Nënë Terezës, tanimë shenjtore, Kisha e së shenjtës Tereza e Kalkutës. Punimet kanë nisur pak më shumë se dy vjet më parë dhe pritet të përfundojnë brenda dy muajve të ardhshëm, përpara se të mbyllet dhe viti i Jubileut, i shpallur nga Papa Françesku, vit në të cilin, shenjtërimi i Nënë Terezës të dielën e shkuar më 4 shtator ishte dhe një ndër ngjarjet më të rëndësishme.

Arkitekti italian Marco Petreschi, i njohur dhe në Shqipëri për rikonstruksionin e Bankës Qendrore të vendit, u përzgjodh për projektimin e Kishës që do të mbajë emrin e shenjtores me origjinë shqiptare. Ai tregon për Zërin e Amerikës se gjatë fazës së konceptimit të projektit nuk mund të mos mendonte për figurën e Nënë Terezës: “Gjithshka është frymëzuar prej figurës së saj, duke nisur nga ai gjesti që ka mallëngjyer gjithë botën, përkuljen që kjo grua e vogël por e madhe njëkohësisht, kryente ndaj atyre që kanë nevojë. Pra kjo mënyrë e përkuljes ndaj të varfërve, ka përcaktuar menjëherë linjat e para për të skicuar kishën, që të mos ishte një objekt i mbyllur e kompakt, por dinamik. Domethënë, ajo përkulet ndaj atyre që kanë nevojë dhe në të njëjtën kohë bën që ky gjest të na afrojë ndaj diçkaje të mbinatyrshme”

Nënë Tereza dhe misionaret e saj dallohen sot në të gjithë botën për shkak të veshjes së tyre karakteriste, e cila gjithashtu ka qenë një tjetër pikë frymëzimi për arkitektin Petreschi, duke menduar, siç tregon ai, dhe “pastërtinë e figurës së saj e cila mes të tjerash përfaqësohet dhe nga veshja e bardhë. E për këtë arsye e gjithë kisha është e bardhë, ndërsa vijat bojëqielli në veshjen e saj përfaqësohen nga qielli. Pra këto dy ngjyra shkrihen mes tyre përmes një objekti material që është ndërtesa e kishës, dhe diçkaje jo materiale që është qielli”.

Kisha është larg të qenit modeleve tradicionale. Ajo është e stilit modern, që ndërthuret me elementët fetar. Në brendësi ajo mbahet nga 12 kollona që përfaqësojnë 12 apostujt, ndërsa po ashtu edhe kambanorja ka domethënien e vet. “Kam menduar se cilado kishë është shtëpia e zotit, prandaj dhe doja që kambanorja të transformohej në diçka simbolike për njerëzit që janë përreth. Ajo është e përfaqësuar nga tre ndarje si të personifikonin në mënyrë abstrakte trininë, Atin, Birin dhe Shpirtin e shenjtë”, shpjegon arkitekti.

E gjitha ndërtesa e cila ngrihet në sheshin qendror të kësaj lagjeje synon të kthehet në një pikë referimi për banorët por dhe identiteti shpjegon Petreschi: “Jemi në periferi të Romës, një prej shumë periferive të saj me problemet e veta, me këto banesa që nuk I japin asnjë identitet që të jetë i afërt me Romën. Prandaj mendova këtë formë që të kontrastonte me këtë monotoni. Ndërkohë që materiali i përdorur, sjell identitetin. Ajo që bashkon shumë objekte të rëndësishme në Romë, bazilikat, ndërtesat e mëdha, Shën Pjetrin, është kjo veshje” me material që nxirret nga shkëmbinj e që është përdorur në Romë që prej mijëvjeçarit të parë para Krishtit.

I veçantë është dhe kryqi i cili gjithashtu nuk është klasik, “është si të themi, diçka gati transparente – thekson arkitekti italian – Kryqi na lejon të shikojmë qiellin. Pra nuk është një element që bllokon shikimin, por sipas meje nxjerr në pah pikërisht funksionin e tij, pra që personi i cili lutet, të ketë mundësinë t’i drejtohet atij që qëndron lart”./VOA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 22:33

Të shtunën zëdhënësi i Presidentit njoftoi se do të publikohej dhe një video, me fakte të pakundërshtueshme për opinionin vendas dhe botëror, që sipas tij është një bandë që ka tentuar t’i bëjë Kushtetutës dhe G

Postuar: 18/11/2019 - 20:59

Imami Ahmet Kalaja i “Rrugës së Kavajës” në Tiranë, ka denoncuar një qytetare pasi aj

Postuar: 18/11/2019 - 20:45

Komisioni i Pavarur ka vendosur të konfirmojë në detyrë kryetarin e Gjykatës Administrative të K

Postuar: 18/11/2019 - 20:32

Tre nga anëtarët e AMA-së, Sami Nezaj, Suela Musta dhe Agron Gjekmarkaj, ditën e sotme u shprehën

Postuar: 18/11/2019 - 19:52

Mbrëmjen e sotme në Shkodër është plagosur një person pas një sherri mes të rinjve.

Postuar: 18/11/2019 - 19:14

Sportisti Irfan Domnori nga Shqipëria u gjobit me 300 euro nga autoritetet në Tivar të Malit të Z

Postuar: 18/11/2019 - 18:50

Landi Muharremi i njohur ndryshe si 'i forti' i Sukthit, i cili mbeti i plagosur në atent