Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Një vit pas largimit nga Shqipëria, biznesmenit libanez i zaptojnë pronën te Gjiri i Lalzit

Postuar: 14/11/2017 - 16:53

Një vit pasi biznesmeni libanezo-amerikan Fadi Mitri u dhunua barbarisht në Shqipëri dhe u detyrua të braktisë një investim rreth 180 milionë euro që pritej të ndërtohej në pronën e blerë prej tij në Gjirin e Lalzit, prona e lënë pezull është uzurpuar.

Sot administratori i firmës së tij ka denoncuar se disa persona janë futur me dhunë në pronën për të cilën ka marrë lejen për të ndërtuar një resort në Gjirin e Lalzit.

Pas kallëzimit, policia ka referuar materialet në prokurori duke nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar personat që kanë hyrë me forcë tek prona duke e rrethuar.

Biznesmeni amerikano-libanez, Fadi Mitri në kohën e Berishës kishte marrë leje për të ndërtuar në gjirin e Lalzit një resort turistik me vlerë 180 milion euro, por banorët e zonës pretendojnë pronësinë mbi tokën duke u përfshirë në disa konflikte.

Një vit më parë sekuestro tokës

Me kërkesë të Prokurorisë së Durrësit, gjykata vendosi në shtator 2016 sekuestro të pronës për të cilën u dhunua barbarisht biznesmeni libanez Fadi Mitri përfaqësues i kompanisë “Omnix Albania”.

Sipërfaqja prej 45 mijë metra katrorë i është njohur nga Gjykata e Durrësit, shtetasit Pal Selçuni. Sipas hetimeve të deritanishme, prokurorët kanë krijuar dyshime të arsyeshme se Selçuni e ka fituar pronën me anë të dokumenteve të falsifikuara.

Hetimet për pronën nisën pas rrahjes së biznesmenit Mitri, që për pasojë sollën edhe tërheqjen nga investimi prej 450 milionë dollarësh të firmës “Omnix Albania”, në Gjirin e Lalzit. Selçunit iu njoh kjo pronë nga gjykata e Durrësit në Mars të 2016.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/06/2018 - 18:25

Mediat kanë arritur të sigurojnë video të grabitjeve të bujshme të pesë anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal të arrestuar nga polica në kuadër të operacionit “Kasaforta” pasi u arrit të dokumentoh

Postuar: 18/06/2018 - 17:44

Dy shtetas gjeorgjianë, Davit Bakhtashvilli dhe Revazi Akobia, në bashkëpunim me njëri-tjetrin ma

Postuar: 18/06/2018 - 17:00

Operacioni “Forca e Ligjit” ka finalizuar goditjen e rradhës në Tiranë.

Postuar: 18/06/2018 - 16:34

Hapen dyert e mortit në familjen e Kujtim Donajt në Mirditë.

Postuar: 18/06/2018 - 16:33

Një 80-vjeçar ka denoncuar në polici nusen e djalit pasi pretendon se kjo e fundit e dhunonte psi

Postuar: 18/06/2018 - 16:21

Tre shtetas grekë dhe një shqiptar janë arrestuar gjatë transportimit të një sasie të konsideru

Postuar: 18/06/2018 - 15:57

Një mot i paqëndrueshëm do të shoqërojë der në fund Qershorin.